|
1. Pėrshtypja e parė
Kompanitė marrin njė numėr shumė tė madh CV-sh ēdo dite dhe, zakonisht, kanė njė kohe mjaft tė shkurtėr pėr tė bėrė njė pėrzgjedhje Kush ėshtė kandidati qe i plotėson nevojat e tyre? Kjo i intereson punėdhėnėsit. Njė pėrmbledhje e shkurtėr e aftėsive tuaja dhe e arritjeve mė tė rėndėsishme do tė ishte njė prezantim fillestar mjaft efikas.
2. Paraqitja Vizuale
Paraqitja vizuale e CV- sė tuaj ėshtė mjaft e rėndėsishėme. Mos ngjeshni shumė informacion nė hapsira tė kufizuara. Lini hapsira te bardha, vendosni tituj tė pėrshtatshėm dhe organizoni informacionin sipas kategorive te caktuara.
3. Sa e gjatė duhet tė jetė nje CV?
Zakonisht preferohet qė CV-ja tė jetė vetėm njė faqe format A4 e gjatė, megithatė mund tė ketė pėrjashtime. Kjo varet nga eksperienca dhe specializimi i kandidatėve si dhe nga preferencat e kompanive punėdhėnese..
4. Organizimi i informacionit nė CV-nė tuaj
Qėllimi I CV-sė suaj ėshtė qė tė ngjallė interes tė mjaftueshėm pėr t'ju kualifikuar pėr fazėn e intervistės Nėse CV-ja juaj pėrmban informacion tė ē`organizuar, pa rrjedhė llogjike (psh.duke kaluar nga detyrat nė njė pozicion pune tek vendodhja e punėdhėnėsit apo tek periudha juaj e punėsimit) lexuesi do tė hasi vėshtirėsi pėr tė krijuar njė imazh tė qartė mbi ju. Kini parasysh se punėdhėnėsi nuk ka kohė apo interes tė lexojė tė gjithė historinė e jetės suaj profesionale. Nėse informacioni nė CV-nė tuaj nuk ėshtė i qartė punėdhėnėsi nuk do tė humbasė kohe por do tė lexojė njė CV tjeter. Kini parasysh: njė CV e c'rregullt eshtė njė mundėsi e humbur.
5. Pasaktesi ose informacion jo i plote
Nėse informacioni qė keni dhėnė nė CV nuk ėshtė i plote ose ka pasaktėsi , rekrutuesi mund ta refuzojė aplikimin tuaj. Pėr tė shmangur kėtė mundėsi ėshte mirė tė informoheni mbi vendin e punės dhe kėrkesat e kompanisė, dhe mė pas tė organizoni eksperiencat tuaja profesionale nė mėnyrė respektive.
6. Pėrfshirja e "Objektivit" nė CV Shoqėrimi i CV-sė me "pėrshkrim interesi"
Ēdo kandidat/e duhet tė pėrfshijė njė Objektiv nė CV-nė e tij/saj. Objektivi ėshtė njė pėrshkrim i shkurtėr i interesave profesionale tė punekerkuesit dhe vendoset nė krye tė CV-sė. . Shpeshherė punkerkuesit e nėnvlerėsojnėkėtė pjesė tė CV-sė duke hartuar njė objektiv shumė tė pėrgjithshėm pa mundur tė tėrheqin vemendjen e rekrutuesit.
7. Gabimet drejtshkrimore, ortografike, gramatikore.
Kujdes! Kontrolloni CV-nė pėrpara se ta dėrgoni tek punėdhėnėsi. Edhe gabimet nė dukje mė tė papėrfillshme mund t'ia humbin vlerėn CV-sė dhe ju do te dukeni tė pakujdesshėm. Punėdhenesi mund tė mendoje se ju do ta trajtoni punėn tuaj te re me tė njėjtėn pakujdesi.
8. CV-ja juaj duhet tė jetė e orientuar drejt rezultateve.
Qėllimi i CV-sė ėshtė qė ta bėjė kandidatin sa mė "tėrheqės" nė syte e kompanise . Punėdhėnėsi do tė rekrutojė vetem ata kandidate qė permbushin nevojat e tyre. Pėrshtatini arritjet dhe aftesitė tuaja profesionale sipas nevojave dhe kėrkesave tė shprehura nga kompania. Tregojini se c`mund tė bėni pėr ta. Por kujdes, jepni informacion te besueshėm dhe tė vertetė mbi aftesitė tuaja. Nėse rekrutuesit do tė konstatonin informacion te rreme nė CV, kjo do tė dėmtonte reputacionin tuaj.
9. "Fjalė tė fuqishme" pėr ta bėre CV-nė mė efikase
Fjalė tė caktuara pėrcjellin mė shumė se njė pėrshkrim tė thjeshtė tė aftesive tuaja profesionale dhe personale. Pėrdorimi i tyre nė CV apo dhe gjatė intervistės do tė tėrheqe vėmendjen e rekrutuesit dhe do tė ngjallė mė shumė interes mbi ju. . Ja disa prej tyre: ambicie, i motivuar, konfidencė, aftėsi koordinuese, i vendosur, kreativ, efektiv, i pėrkushtuar, i organizuar, praktik, tolerant, korrekt, i arsyeshėm, miqėsor, bashkėpunues, pune ne grup, i adaptueshem, aktiv, vemendje ndaj detajeve, zgjidhje problemesh, ndjenje te larte pergjegjesie etj.. |