|
Kėshilla tė pėrgjithshme
Pėrpara intervistės mundohuni tė mblidhni sa mė shumė informacion rreth kompanisė ku po aplikoni.Pėr kėtė mund tė shfrytėzoni raporte tė publikuara, broshura, Internetin etj. Lexojeni me sy kritik aplikimin tuaj dhe mendoni rreth karrieres tuaj profesionale si dhe pyetjeve tė cilat mund ti hasni gjatė intervistės.
Pėr t'ia dalė mbanė nė intervistė, duhet tė krijoni bindjen se ju jeni teknikisht tė kualifikuar pėr kėtė pune, se ju jeni shumė tė motivuar dhe se mund tė pėrshtateni mirė me strukturėn organizative te kompanise si dhe me stafin e saj.
Mos harroni ti kushtoni vėmėndje edhe veshjes suaj, e cila duhet tė jetė e pėrshtatshme pėr njė intervistė pune (serioze, elegante, e thjeshtė etj). Pėrpiquni tė jeni korrekt nė kohė, dilni nga shtėpia mė herėt se zakonisht pėr tė evituar vonesat nga trafiku, tė papriturat, etj. Gjatė intervistės mundohuni qė tė jeni sa mė pozitiv rreth vetes si dhe aftėsive tuaja nė punė, por mos e teproni mė shumė seē duhet.
Pse e dėshironi kėtė punė?
Mendohuni mirė rreth kėsaj pyetjeje. Shpjegoni aspektet pozitive qė ju kanė tėrhequr pėr tė aplikuar nė kėtė vėnd pune. Mos pėrmendni aspektet negative qė keni hasur nė punėn e mėparshme ose qė mund tė gjeni kėtu.
Ēfarė cilėsish mendoni se kėrkon kjo punė?
Publikimi qė keni parė pėr pozicionin qė po aplikoni mund t'u ndihmojė paraprakisht, por ju duhet tė mendoni gjithashtu edhe pėr cilėsi apo aftėsi tė tjera tė kėrkuara. Kėtu mund tė pėrfshihen aftėsitė drejtuese, tė komunikimit, aftėsi analitike, personale etj.
C'farė kontributi do tė sillnit ju nė kompaninė tonė?
Kjo pyetje ju jep mundėsine ku ju tė "shkelqeni". Tregoni rreth aftėsive tuaja profesionale, pėrmendni arritjet tuaja tė mėparshme vecanerisht ato qė kanė lidhje me pozicionin e ri qe po aplikoni. Theksoni se si do ti aplikonit ju aftesite dhe njohurite tuaja profesionale pėr tė arritur objektivat e kompanisė.
Pse dėshironi tė punoni pėr kėtė kompani?
Pėrqėndrohuni nė aspektet pozitive pėr tė cilat ju doni tė bėheni pjesė e kompanisė si reputacionin e kompanisė, mundesinė pėr zhvillim tė mėtejshėm profesional, atmosferėn miqėsore tė punės etj, dhe evitoni aspektet tė tilla si: rroga mė e mire mė pak orė pune. Njė pėrgjigje e tille mund tė krijoj njė pėrshtypje tė gabuar rreth jush dhe nuk do ti pėlqente shumė punėdhėnėsit.
Ēfarė dini rreth kėsaj kompanie?
Kjo eshte mundėsia juaj pėr ti bėrė pėrshtypje intervistuesit me njohuritė tuaja rreth kompanisė. Mund te flisni rreth produkteve/shėrbimeve, klientėve, misionin apo qėllimet e kompanisė, etj.
Ēfarė mund t'iu ofrojmė ne, nė krahasim me punėdhėnėsin e mėparshėm?
Bėni kujdes kėtu! Mos pėrmėndni ēėshtje parash apo eksperienca negative qe mund te keni hasur nė punėn e mėparshme. Theksoni mė tepėr mundėsinė pėr zhvillim personal, sfida tė reja, etj.
Pyetje qė mund ti bėni intervistuesit
Intervista ėshtė njė proēes i dyanshėm. Jo vetėm kompania intervistuese kėrkon tė mėsojė mė tepėr rreth jush, por edhe ju keni nevojė tė dini mė shumė rreth pozicionit tė ofruar dhe kompanisė. Kjo ju ndihmon pėr tė kuptuar se sa mund ti pėrshtateni ju pergjegjėsive tė detyrės, ambjentit tė kompanisė etj Sigurohuni tė keni marrė informacion tė mjaftueshėm pėr tė qartėsuar mėndjen tuaj. Ka njė sėrė pyetjesh qė mund tė bėhen:
• Cilat do të jenë përgjegjësitë e mia?
• Ku do të pozicionohem në strukturën organizative?
• Kujt do ti raportoj?
• Çfarë prisni prej meje në këto 6 muajt e parë?
• Cilët janë kliente tuaj?
• Cilat janë qëllimet e kompanisë? Objektivat e së ardhmes?
• Cilat janë mundësitë për të avancuar/ngritur në detyrë në këtë vënd pune?
• Cila do të jetë paga ime, përfitimet, bonuset? (mos i bëni shumë herët këto lloj pyetjesh gjatë intervistës, prisni deri sa t’ju krijohet momenti i duhur)
• A do të me duhet te udhëtoj jashtë qytetit/vendit në këtë pozicion?
• A parashikohet ndonjë transferim tani apo në të ardhmen?
• A ofrohen trainime për zhvillim të mëtejshëm profesional?• Kur mund te merrni nje vendim?
• Cili është hapi tjetër? A do të më kontaktoj dikush nga zyra juaj për të më njoftuar për vendimin tuaj?
Paneli i inervistės
Shumė njerėz i kanė "bezdi" kėto lloj intervistash dhe i cilėsojnė ato si njė lloj testi. Pėr tė dalė tė suksesshėm, ju duhet tė identifikoni figurat e panelit intervistues si dhe rolet e tyre. Personi kryesor ėshtė i lehtė pėr tu dalluar pasi zakonisht ai/ajo bėn prezantimin fillestar. Ju duhet tė identifikoni gjthashtu edhe personin i cili mund tė punojė direkt me ju.
Gjatė intervistės, mos harroni se jeni duke folur me disa persona dhe nuk duhet ti referoheni vetėm atyre tė cilėt po ju drejtojnė pyetjen. Ruani vazhdimisht kontaktin me sy me tė gjithė pjestarėt.
Faktorėt qė mund tė pengojnė suksesin e intervistės
• Të qënit i papregatitur për intervistën. (mblidhni sa më shumë informacion rreth aftësive tuajadhe kompanisë dhe mundohuni të ndiheni sa më rehat gjatë intervistës)
• Dhënia e dorës shumë e shtrënguar ose fare e butë
• Rrëfimi i gjërave jo të favorshme në lidhje me punëdhënësin e mëparshëm. Punëdhënësi do të mendojë se çfarë mund të thoni ju rreth tyre kur të largoheni nga kjo punë.
• Komunikimi jo i qartë dhe efektiv.
• Të tregoheni agresiv apo superior, askush nuk do ta pëlqente këtë.
• Të kërkoni të falur për të metat / mangësitë tuaja.
Udhėzimet pėr suksesin e intervistės nuk mbarojnė kėtu. Ka plot gjėra tė tjera pėr tė mėsuar e qė do ti lexonin nė artikujt e ardhshėm. |