|
Ēfarė mund tė influencojė bisedimet tuaja rreth pagesės?
Negocimi pėr njė kompensim sa mė tė pėrshtatshėm financiar pėrcaktohet nga njė sėre faktorėsh. Nė rradhė tė parė ėshtė CV-ja juaj e cila do tė pasqyrojė vlerat tuaja profesionale dhe personale. Gjithashtu, pėrshtypja qė ju do tė krijoni gjatė intervistės, mund tė jetė domethėnėse nė pėrcaktimin e pagesės tuaj tė ardhshme. Ne pergjithesi kompanite I kane te percaktuara nivelet e kompensimit sipas struktures organizative dhe lene pak vend per negociim. Sidoqofte, nese keni mundesi te negocioni rreth pageses, kerkoni nje kompensim te pershtatshem me pozicionin dhe me tregun e punes.
Pėrfitimet
Disa kompani mund tė ofrojnė, pėrveē pagesės bazė, edhe perfitime te tilla si: makina e kompanisė, kontributet etj. Nje tjetėr pėrfitim janė "bonuset" nė rastet kur performanca juaj do tė arrije ose do te tejkalojė standartet e pėrcaktuara nga kompania a. pėrpara se tė filloni negociatat informohuni mbi standartet e vleresimit qe ndjek kompania juaj dhe si ndikojnė ato nė paketėn e ofruar. Nėcdo rast, mendoni paraprakisht gjithashtu se ēfarė prisni ju nga oferta e punėdhėnėsit tuaj.
Papunėsia
Nėse nuk jeni duke punuar aktualisht mund tėndjeheni tė detyruar tė pranoni njė pagė mė tė ulėt nė krahasim me tregun e punės ose rrogėn tuaj parardhėse. Njė situatė e tille do tė krijonte pakėnaqėsi dhe do tė influenconte negativisht nė performancėn tuaj. Prandaj pėrpiquni tė jeni mė tė matur para se tė merrni nje vendim ose kur tė diskutoni mbi cilesinė e aftėsive tuaja profesionale tė cilat meritojnė tė vlerėsohen respektivisht.
Kur ēėshtja e pagesės ngrihet gjatė intervistės
Shpesh nė intervista pune mund tė hasni pyetje rreth pagesės:
"Sa jeni paguar nė punėn tuaj tė fundit?"
Bėni kujdes kur t'i pergjigjeni kėsaj pyetje pasi pagesa juaj paraardhese mund tė influencoje pagesėn e re pozitivisht ose negativisht.
Nė kėtė rast, ju mund tė jepni njė pėrgjigje diplomatike ku tė tregoni se ju nuk e paragjykoni veten pėr tė qėnė mbi apo nėn aftėsitė e kėrkuara pėr pozicionin qe keni aplikuar. Ju mund tė sygjeroni qė biseda rreth pagės tė bėhet pasi tė jenė pėrcaktuar pėrgjegjėsitė dhe pėrshkrimi i detyrave qė do tė kryeni . Ju mund tė pėrmendni edhe interesin tuaj rreth benefiteve tė tjera qė mund t'iu ofrohen si bonuse, kujdes shėndetėsor, pushime tė paguara etj, duke i diktuar kėshtu nė njė mėnyrė indirekte mė shumė fleksibilitet nė preferencėn tuaj pėr shpėrblimin e ardhshėm.
"Cili ėshtė niveli i pagesės pėr tė cilin jeni tė interesuar?"
Bėni kujdes edhe gjatė kėsaj pyetje. Ju nuk duhet tė shfaqeni si shumė lakmitar kur flitet pėr pagesėn e dėshiruar. Nė rradhė tė parė bėni tė ditur dėshirėn tuaj pėr njė mundėsi tė re profesionale si dhe theksoni faktin e investimit te tė gjithė potencialit tuaj me kėtė kompani.
Nėse po aplikoni pėr njė pozicion specifik, ju mund tė pyesni pėr nivelin e pagės (si varion ajo), por kjo nuk duhet tė ndodhė nė fillim tė intervistės. Nėse ju pyesin nė njė moment tė tillė, fare mirė mund tė pėrgjigjeni se ėshtė ende herėt pėr tė diskutuar mbi pagėn pa u njohur mė parė me llojin e punės, pėrgjegjėsitė e pozicionit etj.
Nėse puna per te cilin po aplikoni eshte nje pozicion i sapo krijuar dhe paga eshte ende e papercaktuar , atėherė keni mė shumė mundėsi pėr negociim.
Reflektim
Ju duhet tė diskutoni rreth pagės njėsoj siē do tė bėnit pėr ēdo formė tjetėr negocimi. Mos kini ndrojtje qė t'u tregoni punėdhėnėsve pėrse Ju meritoni njė vlerė te caktuar , ndėrkohė qė ata ju ofrojne njė vlerė te nje niveli tjeter. Megjitate, kini parasysh se edhe nėse momentalisht nuk po tė arrini tė siguroni pagėn tuaj tė dėshiruar, kjo do tė ndodhė ndoshta nė njė periudhė tė mėvonshme. Ju mund tė arrini tė kompensoni rrogėn tuaj bazė edhe nėpėrmjet pėrfitimeve tė tjera te ofruara nga kompania nėse performanca juaj do te arrinte standartet e kėrkuara.
|