Çfarë duhet të dini kur shkruani një CV

Postuar më: October 18, 2021
CV -ja juaj është pika e parë e kontaktit mes jush dhe punëdhënësit tuaj të ardhshëm potencial. Duhet të jetë e përmbledhur dhe e paraqitur në një format të lehtë për t’u lexuar duke përdorur një font të thjeshtë, stil minimal dhe informacionet e duhura.
Kur bëhet fjalë për kërkimin e punës, CV -ja juaj është parësore. Nqs është bërë mirë do të kesh një intervistë në një kohë të shkurtër, por nqs ka gabime do të vijnë refuzim pas refuzimi. Nëse doni të tregoni pse aftësitë tuaja janë të përshtatshme për pozicionin që po aplikoni duhet ti vini ato ne dukje mbi aftësitë tuaja të tjera.
Ky udhëzues do të tregojë se si të shkruani një CV të mirëstrukturuar. Për të siguruar që CV -ja juaj të dallohet, ndiqni këshillat si më poshtë:
- Filloni me emrin, adresën dhe detaje si mosha, adresa etj
- Prezanto veten
- Përmblidhni aftësitë tuaja
- Theksoni përvojat përkatëse
- Listoni arritjet tuaja
- Listoni çdo trajnim, edukim dhe aktivite që keni marrë pjesë
- Përmendni çdo interes/hobi që mund të keni (opsionale)
- Referencat duhet të jenë gati sipas kërkesës së punëdhënësit
Këshillat e fundit
- Sigurohuni që Cv juaj mos të jetë në formatin Europass por të gjeni template për pozicionin tuaj të punës.
- Mos përfshini shkurtime ose terminologji. Shkruani emrin e plotë të kompanive ose organizatave që keni qënë pjesë
- Vendosni dy mënyra të kontaktit, email dhe celular
- Kontrolloni drejtshkrimin dhe gramatikën – sigurohuni që të kontrolloni CV -në tuaj për çdo gabim drejtshkrimor dhe gramatikor. Ndoshta një mik apo anëtar i familjes mund ta kontrollojë për ju.
Marre nga .robertwalters.com.au/career-advice dhe .cv-library.co.uk/