Shembull CV nga duapune.com

Postuar më: January 8, 2021
Kur shkruani një CV duhet të keni parasysh se kompanitë, në varësi të pozicionit të lirë të punës, mund të marrin nga 75 deri në 250 CV. Dhe menaxheret e burimeve njerezore nuk shpenzojnë me shume se 11 sekonda kohë për të parë secilën prej CV-ve. Kështu që në CV, ju duhet të jepni maksimumin tuaj. Ajo duhet te jete sa me e permbledhur dhe e bukur estetikisht që të tërheqë vëmendjen e rekrutuesit me të parën.
Njerëzit ende vazhdojnë të bëjnë gabime gjatë shkrimit të CV-ve ( rezyme ) duke futur elementë që nuk duhen dhe duke lënë jashtë të tjerë elementë që janë të rëndësishëm. Kjo gjë e bën më të lehtë punën e punëdhënësit sepse ai zbulon menjëherë CV-të e papërshtatshme, por ndërlikon karrieren tuaj sepse do ta keni shumë të vështirë të gjeni një punë me një CV të tillë.
Ne kemi menduar t’jua lehtësojmë disi këtë detyrë duke ju dhënë në vijim një shembull konkret të një CV -e nga duapune.com
Kujdes!!! Ju sugjerojmë të mos e merrni shembullin e CV -së “copy-paste”. Ruajeni modelin si strukturë dhe personalizojeni sipas karakteristikave tuaja.
SHKARKO KËTU Formën e CV-së
Per shembuj apo modele te tjera CV sipas pozicionit te punes mund te gjeni ketu:
https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv
Tani mund të hyni në duapune.com dhe të aplikoni me CV tuaj te re. Suksese!!!