Nje Leter Motivimi per te bere diferencen ne aplikim – Shembull

Postuar më: November 17, 2021
Le ta pranojme. Te gjithe i duam shembujt. Eshte shume me e lehte te ndjekesh nje shembull per te shkruar nje CV ose Leter Motivimi se sa ta krijosh nga e para.
Keshtu qe, ne kemi menduar t’ju ndihmojme me shembuj te letrave motivuese ( cover letters ) qe ju te keni paraqitjen e duhur ne aplikimet per pune. Por kujdes, ju do te duhet te personalizoni informacionin sipas eksperiencave tuaja ne menyre qe letra juaj mos te jete nje kopje e rradhes.
Si fillim, ju permendim shkurtimisht se çfare duhet te permbaje nje Leter Motivimi:
- Nje fjali hapese terheqese.
Evitoni kete forme:
“Une po aplikoj per [pozicioni]”. “Po shkruaj per t’u konsideruar per nje rol ne [Kompania].” “Pershendetje! Uroj te jeni mire. Ju lutem me konsideroni per kete aplikim!”
Niseni letren me nje arsye te forte qe ju lidh me pozicionin e punes apo edhe me kompanine. Me nje enderr, pasion apo qofte edhe nje frymezim ne lidhje me kompanine ose ate çfare ofron kompania.
Mund të jetë një kujtim i fëmijërisë që ju lidh me misionin e kompanisë. Mund të jetë një histori për kohën kur u dashuruat me një produkt të kompanisë. Mund të jetë një anekdotë ose përvojë apo frazë tjetër që tregon për aftësitë tuaja. Cila do qoftë fjalia hapëse, bëjeni të jetë unike dhe të tregojë diçka personale.
- Shpjegoni qarte arsyen pse po aplikoni
Nëse jeni duke ndërruar karrierë ju duhet ta shpjegoni këtë tranzicion në këtë paragraf, ose nëse jo, përdoreni këtë seksion për t’i “goditur” ata me rezultatet më të forta që ju keni dhe pse jeni të kualifikueshëm për atë pozicion për të cilin po aplikoni. Theksoni aftësinë tuaj për të udhëhequr ekipe apo për të punuar në grupe dhe për të komunikuar në mënyrë efektive. Shprehuni duke patur gjithmonë parasysh se çfarë po kërkon kompania rekrutuese tek ju.
- Një fjali përmbyllëse tipike.
“Unë e mirëpres mundësinë për të folur me ju për të ditur më shumë edhe se si mund të kontribuoj në ekipin tuaj” ose “Do të doja të më jepej mundësia e një takimi me ju për të diskutuar mbi përvojën time dhe rolin që mund të luaj pranë kompanisë tuaj.”
Pa harruar gjithmonë një falenderim dhe përmendjen e referencave bashkëlidhur nëse punëdhënësi jua kërkon.
Çfarë nuk duhet harruar në një letër motivuese.
- Drejtojuni dikujt në letër me emër mbiemër mundesisht edhe titull pozicioni që kanë në kompani, mos e lini të përgjithshme (si psh. “Kujt mund t’i interesojë…”)
- Përfshini në letër fjalë të përmendura në përshkrimin e pozicionit të punës për të treguar se sa relevante janë aftësitë tuaja me këtë pozicion.
- Përfshini gjithmonë emrin tuaj të plotë dhe kontaktet.
- Përdorni format sa më të thjeshtë të letrës dhe me një lloj shkrimi.
Shembuj të letrave motivuese.
Pavarësisht nëse jeni duke shkruar një letër motivuese për një pozicion të lartë drejtues, për një stazh apo për një startup, do të duhet ta përshtatni gjithnjë letrën me rolin, kompaninë dhe kulturën (për të mos përmendur, përshkrimin e punës).
Në vijim ne do t’ju njohim me shembuj të llojeve bazë të letrave motivuese si: një letër motivuese tradicionale, një letër motivuese ndikuese apo një letër motivuese për ndryshimin e karrierës.
Na ndiqni në artikujt në vijim në duapune.com/blog