Lojëra argëtuese dhe humor

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

10 mundësi karriere që mund tju shndërrojnë në milionerë

foto 23 1Dëshironi të bëheni milionerë? Plan i mirë. Por, shumë i vështirë. Megjithatë numri i tyre sa vjen edhe shtohet. Nuk dallohen lehtësisht, por ndodhen aty. Te bëhesh milionerë, ka të bëjë më shumë me sasinë që ti mund të kursesh sesa me ato çfarë fiton. Pra, çelësi nuk qëndron te fitimi i një çeku me vlerë të lartë. Sipas një studimi për njerëz me të ardhura mbi $5,000,000 u vëzhgua si kishin arritur ata suksesin e tyre. Pagat e larta nuk ishin përgjigjia më e hasur. Madje, as nuk përfshihej ndër tre më të mirat. Përgjigja më e hasur ishte “kursimi që herët dhe rregullisht”. “Paga e lartë” ishte e renditur e katërta. Normalisht, kursimi bëhet më lehtë, në qoftë se fiton më tepër. Thënë kjo, le të shohim 10 mundësi karriere që mund t’iu ndihmojnë të bëheni milionerë. Aktorë: Aktrimi është një fushë shumë e paguar, por kërkon të spikasësh me talentin tënd. Jo në çdo shtet është njësoj i paguar. Atlet: Është një profesion i vështirë, por shumë i paguar. Megjithatë kërkon përkushtim dhe devotshmëri që në fëmijëri. Tiger Woods është listuar nga Forbes si atleti më i paguar me një pasuri prej $79 milionë, ndërkohë Maria Sharapova është shpallur atletja më e pasur me një pasuri prej $29 milionë. Kirurg: Mjekësia gjithmonë ka qënë një profesion i vështirë, por i mirëpaguar. Ka shumë fusha të saj, si kirurgji, stomatologji etj që paguhen shumë mirë. Megjithatë, ngelet një fushë që kërkon investim të lartë në kohë dhe para. Bankier: Ekonomia gjithmonë ofron shumë mundësi karriere dhe fitimi. Bankierët janë ndër profesionet më të paguara në gjithë botën. Megjithatë, vështirësia kryesore e tyre është që detyrohen të punojnë me orë shumë të zgjatura. Inxhinier: 4 janë fushat e përgjegjësisë së një inxhinieri: mbikqyrja i inxhinierëve të tjerë, menaxhim projekti, puna me klientët dhe këshillimi. Zhvillues software/ Arkitekt software: Zhvillues software-i u shpall puna më e paguar në Amerikë për 2014. Paga mesatare e tyre konsiderohet të jetë $90,060, ndërkohë që 10% më të paguarit fitonin $138,880. Ndërkohë që arkitekt software fiton mesatarisht $119,000, ndërkohë që paga më e lartë kap $162,000. Menaxher produkti: Një menaxher produkti vëzhgon zhvillimin e produktit për një organizatë, duke filluar nga strategjitë e aplikimit deri në prodhimin final të tij. Këta menaxherë fitojnë mesatarisht $86,000 – $159,000 Ekspert sigurie: Ekspertët e sigurisë ndërmarrin riskun, duke përdorur të dhëna për të ndihmuar biznesin nga humbjet e ndryshme financiare. Aftësitë e kërkuara janë: matematikë, statistikë, probabilitet, analizë financiare, menaxhim projektesh, kontabilitet, aftësi të larta kompjuterike, manipulim databaze dhe gjuhë të ndryshme programimi. Ekspertët e sigurisë fitojnë mesatarisht $150,000 - $250,000. Avokatë korporate: Jo të gjithë avokatët paguhen njësoj. Avokatët për interesa publike, për shembull paguhen më pak se avokatët e korporatave të mëdha. Pagat e tyre mesatare janë $51,000 – $208,000. Konsulent: Një konsulent, sipas një Shoqërie Kanadeze është një profesionist i pavarur që ndihmon organizatën për zgjidhjen e “problemet e biznesit apo të menaxhimit, identifikimi i njohurive të reja, theksojnë rëndësinë e studimit dhe implementimi i ndryshimeve”. Sekreti është: Zgjidhni një punë, e cila ju paguan më tepër se ç’keni nevojë për të jetuar. Mos humbisni kohë, filloni të kurseni. Disa investime të vogla, por të zgjuara do të ishin një ide shumë e mirë.