Lojëra argëtuese dhe humor

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

Tipet e personave që fitojnë më shumë dhe më pak para

Foto 28A përcakton tipi i personalitetit tënd sa para do të mund të fitosh? Po, është përgjigja sipas një studimi të kryer. Studimi në fjalë përfshin një test, i cili zbulon tipin e individit bazuar në një grup pyetjesh të cilat supozohet të masin balancat e mëposhtme: Njerez ekstrovers Vs. Njerëz introvers Të menduarit Vs. Të ndjerit Paragjykim Vs. Vlerësim Shumë njerëz që kanë bërë testin thonë se përgjigja del e ndryshme sa herë e japin atë test. “Megjithatë, ngelet një test i këndshëm”- shprehen ata. Një nga pyetjet e këtij testi ishte rreth pagës vjetore të secilit prej kandidatëve. Nga 1505 përgjigje të kandidatëve mbi 21 vjec, u vu re se diferencat në paga ishin shumë të mëdha. Sipas raportimit, ENMP (Ekstrovers, iNtuitiv, i Menduar, Paragjykues) është një ndër tipet e personalitetit më të paguar. Më i paguari është MP (i Menduar, Paragjykues), ndërkohë IV (Introvers, Vlerësim) është më pak i paguari.