Lojëra argëtuese dhe humor

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

Ushtria konsiderohet profesioni i të ardhmes

foto35Ushtria është një biznes i cili punëson njerëz me aftësi dhe kualifikime nga më të ndryshmet. Edhe pse nuk është gjëja e parë që perceptojmë kur përmendet kjo fjalë, duhet të dimë se pjesë e këtij profesioni janë edhe njerëz që ulen pas një kompjuteri, shumë larg nga fusha e betejës, duke analizuar të dhëna, duke koordinuar ushqimet dhë të tjera nevoja për njerëzit në radhët e luftës. Përfitime në kohët më të vështira Gjatë kohëve të luftës bëhen përfitimë shumë të mëdha. Absorbohen sasi të mëdha fuqie njerëzore, burimesh dhe paguhen kontrata shumë të mëdha. Kontrasti është shumë i madh mes industrive, që në kohë lufte shkatërrohen dhe ushtrisë që në të njejtën kohë lulëzon. Pse konsiderohet profesioni i të ardhmes? Shumë prej teknologjive që përdoren sot, nisën si mjete militare. GPS, materialet sintetike, ushqimet e konservuara si edhe mikrovala u shpikën fillimisht për arsye luftarake. Ushtria gjithmonë ka prodhuar teknologjinë më të fundit dhe si pasojë ka hapur vende të reja pune të cilat kërkojnë aftësi të reja. Mori specializimesh Siç përmendëm edhe më sipër, ushtria ofron një rang punësh të reja që kërkon aftësi dhe kualifikime nga më të ndryshmet. Vetë ushtria është e ndarë në degë ku secila prej tyre ka një funksion të veçantë brenda forcave të armatosura. Degët janë: Ushtria e cila merret kryesisht me operacionet tokësore. Marina, e cila merret kryesisht me operacione detare. Forcat Ajrore të cilat merren kryesisht me operacione ajrore (si personeli, furnizimet dhe transportimi i municioneve). Sigurisht, këto 3 degë ndahen më tej në pjesë më të vogla me specialitete të ndryshme. Shterimi i burimeve dhe rritja e popullsisë nënkupton më shumë nevojë për siguri kombtare Pjesa më e madhe e luftërave bëhen për burime, të cilat mbarojnë shumë shpejt. Lëndët djegëse, ushqimet dhe rezervat ujore po pakësohen gjithmonë e më shumë nga popullsitë në rritje. Fatkeqësisht, kur këto shterojnë, kombet kërkojnë për burime jashtë territoreve të tyre, duke krijuar kështu tensione dhe shpeshherë, konflikte. Rrjedhimisht, ushtria është e domosdoshme për të mbrojtur kombin dhe popullsinë përkatëse. Histori shumë e gjatë dhe një e ardhme po aq e gjatë Siç e përmendëm edhe më sipër, nevoja për të ruajtur sigurinë e kufinjëve do të shndërrohet në një nga prioritetet më të larta politike në të ardhëm e afërt. Kjo tregon se ushtria do të ketë gjithmonë e më shumë nevojë për fuqi njerëzore për të mbuluar ato detyra. E ardhmja Luftërat kanë evoluar përgjatë historisë dhe më në fund po jetojmë në një epokë ku individët përgjegjës të këtij fenomëni po mundohen gjithmonë e më shumë të minimizojnë deri në zerim të humbjeve njerëzore gjatë luftërave. Me përdorimin e betejave elektronike dhe strategjive të avancuara inteligjente shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të ulen ndjeshëm pasojat e tyre. Një gjë është e sigurt, ushtria gjithmonë do të ketë nevojë për personel dhe kombet gjithmonë do të kenë nevojë për ushtri.