11-50
0
Privat
1998
Communication Progress Sh.p.k, themeluar në 1998 dhe me pronësi private nga pronare Shqiptare, sjell njëzet vite experiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit-TIK. Të pozicionuar si ofrues zgjidhjesh të integruara horizontalisht e vertikalisht TIK, kompania synon që në mënyrë të vazhdueshme t’i mundesoje rajonit akses në teknologjitë më të avancuara, nëpërmjet vendosmërisë për cilësi dhe mbështetjes për inovacion.
Aktualisht kompania punëson 40+ profesionistë të talentuar dhe ka adoptuar një përqasje efektive dhe të besueshme menaxhimi organizativ. Njerëzit tanë dhe portofoli i pasur i shërbimeve e kompetencave na jep mundësinë të ofrojmë zgjidhje të kompletuara për biznese dhe organizata të cdo tipi e përmase.
Fushat e Shërbimeve të Konsulencës dhe Zbatimit:
Software: Zgjidhje për Ndërmarrjen dhe Administratën Publike, Portale dhe Faqe Web, Sisteme të Arkivimit Elektronik, Zgjidhje GIS (Sisteme Informacioni Gjeografik) Desktop dhe Web, Integrim Sistemesh, Zhvillime bazuar në kërkesa specifike të klientit
Infrastrukturë Komunikimi: Gamë e plotë produktesh dhe shërbimesh për komunikimet Voice, Data dhe Video
Infrastrukturë IT: Zgjidhje kost-efektive dhe me performance të lartë për Infrastrukturën IT, Dhoma Server-ash, Mjedise Teknologjike
Edukim Elektronik dhe Interaktiv: Tabelë mësimore (whiteboard) interaktive, mësim në distancë, konferenca audio vizive