Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.







Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

2-10
Numri i Punonjësve

0
Punë Aktive

Privat
Sektori

2011
Themeluar


INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Stefan Kaculini, Nr. 12, pranë Kolegjit Eneida
  • Durres, Shqipëri
  • Tel: +35552222264
  • Mobile: +355675003101

  • Rruga Sulejman Kadiu, Nr. 2, përbri Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës
  • Durres, Shqipëri
  • Tel: +35552227085
  • Mobile: +355684055889

Studio Ligjore "TIVARI"

Scan me
Ligjore dhe Siguri Fizike www.studioligjore.al

Përshkrimi i kompanisë

Studio ligjore "Tivari & Hareçari" është krijuar në vitin 2011 nga juristët Av. Idlir Tivari dhe Av. Elda Hareçari. Studio ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional. Objektivi i studios ligjore “Tivari & Hareçari” është të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur. Sot ajo funksionon në Shqipëri dhe jashtë saj duke ndihmuar kompanitë, agjencitë qeveritare dhe individët në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, në bashkëpunim me studio të tjera profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Studio ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore në Kosovë, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Paris, Romë, Mynih, Londër, Gjenevë, Athinë, Madrid etj. Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

Fotografi

Produkte dhe Shërbime

Konsulencë Juridike. Konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja. Përfaqësim, mbrojtje apo çdo lloj konsulence ligjore edhe në gjuhën Angleze, Italiane dhe Turke. Përfaqësim ligjor dhe avokati. Hartim te dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara në ushtrimin e profesionit të avokatit. Përgatitje te kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe te kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike si dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë. Përgatitje te ankesave dhe te kërkesave të personave fizik ose juridik. Përpilim i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale. Hartimi te dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara në ushtrimin e profesionit të avokatit. Përpilim te akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale. Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale. Përfaqësim te personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike. Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj. Përkthime të liçensuara nga Ministria e Drejtësisë në gjuhët: Anglisht, Italisht, Frengjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Turqisht, Maqedonisht etj. Ezaurimin e proçedurës ligjore për heqjen e Dekretit të Dëbimit (Ekspulsit) nga sistemi Shengen.

Çertifikime

LN-1547-12-2020

Video