EKZEKUTIV SHITJESH FIER
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Ekzekutiv shitjesh për zonën e Fierit
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut,
vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Aftësitë dhe kualifikimet:
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: [email protected] brenda datës 15 Qershor 2024
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneCoca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster.
Misioni i CCBS
• Të freskojë botën në trup, mendje dhe shpirt
• Të frymëzojë momente optimizmi me anë të produkteve dhe aktiviteteve të saj
• Të krijojë vlera dhe të bëj ndryshimin
Vizioni i CCBS
• Gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të freskuar njerëzit
• Të kujdeset për shëndetin, mirëqenien,si dhe të bëj ndryshim pozitiv në jetën e konsumatoëve të saj si emocionalisht edhe fizikisht.
Mjedisi
• CCBS është e përkushtuar të respektojë dhe të ruajë mjedisin, duke minimizuar ndikimin tonë në mjedisin përreth, dhe ndikimin në mentalitin e njerëzve tanë.
Siguria
• CCBS beson në njerëzit e saj. Ata janë aseti më i rëndësishëm. Sistemi i tyre i sigurisë dhe i menaxhimit të parandalimit të humbjeve fokusohet në vlerësimin e riskut, minimizimin e riskut për të gjithë punonjësit dhe palët e treta të përfshira në biznes.
• CCBS siguron me anë të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që kjo kompani është në gjendje të përmbushë standartet maksimale të sigurisë ushqimore në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të saj.