MERCHANDISER
- Të ketë eksperiencë pune të mëparshme 2-3 vjet në pozicione të ngjashme.
- Aftesi te mira analitike.
- Leje drejtimi automjeti.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punes Merchandiser
Merchandiser ndihmojnë në optimizimin e shitjeve dhe fitimit duke siguruar që dyqanet me janë të pajisura me produktet e duhura në sasitë e duhura.
Kjo mund të përfshijë grumbullimin e rafteve, rregullimin dhe mirëmbajtjen e ekspozitave të produkteve, çmimet e produkteve dhe monitorimin e inventarit të dyqanit.
Disa merchandiser analizojnë gjithashtu të dhënat e shitjeve për të identifikuar linjat më të shitura dhe për të zhvilluar strategji promovuese.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në Anglisht në adresen e-mail: [email protected] brenda dates 15 Qershor 2025
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneCoca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster.
Misioni i CCBS
• Të freskojë botën në trup, mendje dhe shpirt
• Të frymëzojë momente optimizmi me anë të produkteve dhe aktiviteteve të saj
• Të krijojë vlera dhe të bëj ndryshimin
Vizioni i CCBS
• Gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të freskuar njerëzit
• Të kujdeset për shëndetin, mirëqenien,si dhe të bëj ndryshim pozitiv në jetën e konsumatoëve të saj si emocionalisht edhe fizikisht.
Mjedisi
• CCBS është e përkushtuar të respektojë dhe të ruajë mjedisin, duke minimizuar ndikimin tonë në mjedisin përreth, dhe ndikimin në mentalitin e njerëzve tanë.
Siguria
• CCBS beson në njerëzit e saj. Ata janë aseti më i rëndësishëm. Sistemi i tyre i sigurisë dhe i menaxhimit të parandalimit të humbjeve fokusohet në vlerësimin e riskut, minimizimin e riskut për të gjithë punonjësit dhe palët e treta të përfshira në biznes.
• CCBS siguron me anë të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që kjo kompani është në gjendje të përmbushë standartet maksimale të sigurisë ushqimore në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të saj.