Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Agjent shitje Ex-Van

Tirane, Shqipëri 17-06-2025 edhe 5 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
102747
Kategoria e Punës / Profesioni:
Agjent Shitjesh Ex-Van
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-06-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kategoria e punës: Agjent shitje Ex-Van

Bonus: Sipas arritjes së objektivave

Vendi i punës: Tiranë

Kompania e vezëve Ovvital po kërkon Agjentë Shitjesh Ex-Van për qytetin e Tiranës. Shitje X-Van është rasti i shitjes në të cilin shitësi merr mallin në makinë dhe shet dhe shpërndan drejtpërdrejt tek klienti.


Detyrat

Funksionet kryesore

  • Arritja e planeve të shitjeve në nivel produkti, zone, kategorie klienti;
  • Ndjekja e routit të përcaktuar;
  • Marrja e porosive;
  • Hapja e klientëve të rinj dhe mbledhja e të dhënave të tyre në detaje;
  • Propozimi i ofertave të ndryshme tek eprorët;
  • Raportimi i komenteve dhe ankesave të klientëve;
  • Ndjekja e politikave të konkurrentëve në treg;
  • Mbledhja e informacionit të kërkuar nga eprori;
  • Pjesëmarrja në të gjitha takimet e shitjeve.

Kualifikimet

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.
  • Preferohen me eksperiencë si agjentë shitjesh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e emailit: [email protected]


Si të aplikoni për një vend pune në duapune.com


✅ 1. Aplikim përmes sistemit (vetëm për përdorues të regjistruar)
  • Kërkon të jeni të regjistruar dhe të jeni identifikuar në platformë.
  • Përdorni CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  • Mund të bashkëngjitni dokumente shtesë (diploma, referenca, letër motivimi etj).
  • Proces i shpejtë për ata që kanë profil aktiv në platformë.
Udhëzime:
  1. Klikoni butonin Aplikoni në fund të postimit.
  2. Do të hapet një dritare (popup) për aplikim.
  3. Nëse punëdhënësi ka kërkuar dokumente shtesë, ngarkoni ato me Bashkëngjit Dokumenta
  4. Zgjidhni: CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  5. Klikoni butonin për aplikim për ta dërguar.
  6. Do të merrni një njoftim që aplikimi është kryer me sukses.

✅ 2. Aplikim nëpërmjet email-it (e hapur për të gjithë përdoruesit)
  • Mund të përdoret si nga vizitorët, ashtu edhe nga përdoruesit e regjistruar.
  • Kjo mundësi ofrohet vetëm kur kompania ka zgjedhur të pranojë aplikime përmes emailit. Jo të gjitha postimet e punës e kanë këtë opsion.
Formulari përfshin:
  • Subjekti i emailit krijohet automatikisht dhe përfshin titullin e pozicionit dhe ID e postimit. Nëse jeni i loguar, përfshin edhe emrin tuaj në fund.
  • Një tekst përshkrues ndihmues që mund të redaktohet ose hiqet sipas dëshirës, për t’iu përshtatur profilit tuaj.
  • Numrin e celularit (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Email-in tuaj (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Ngarkimin e një CV-je përmes butonit "Choose File"

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://ovvital.com/


Ovvital

OVVITAL një nga prodhuesit më te mëdhenj të vezës së freskët në Shqipëri ka filesat e saj prej vitin 2004 në qytetin e Durrësit, krijuar si një kompani familjare ku dashuria dhe pasioni për ushqimin e shëndetshëm ka qenë udhëheqësi i suksesit tonë gjithë këto vite.

Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme për përmirësimin teknologjik është arritur në ndërtimin e një prej pularive më moderne në rajon, me një teknologji tëresisht Gjermane prodhuar nga gjiganti "Big Dutchman". Ne garantojmë profhimin me cikël të mbyllur, duke filluar nga rritja e zogjve, mbarështimi i pulave të vezëve, prodhimi i ushqimit të pulave çdo ditë dhe seleksionimi e ambalazhimi i vezëve kryhet brënda këtij Mega-Impianti në mënyrë të automatizuar.

OVVITAL është një mark e regjistruar dhe zbaton prej themelimit të saj në mënyrë rigoroze sistemin e menaxhimit të cilësisë, sipas standarteve nderkombëtare UNI EN ISO 9001:2008 dhe kërkesat e sistemit të sigurisë ushqimore HACCP. Ne besojmë në fuqinë e mardhënieve afatgjata prandaj furnizojme prej vitesh liderët e sektorit ushqimor në vend, duke ju shërbyer çdo ditë me korrektësi dhe përkushtim si në ditën e parë.