ASISTENT/E NË SHITJE DHE SERVIS
- Pagë konkurruese: 60,000 – 80,000 lekë.
- Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

IT Gjergji Kompjuter është duke rekrutuar: Asistent/e në Shitje dhe Servis
Përshkrimi i pozicionit:
Pozicioni i Asistentit/es në Shitje dhe Servis përfshin mbështetjen e proceseve të shitjes dhe shërbimit, menaxhimin e dokumentacionit dhe komunikimin me klientët, duke siguruar ndjekjen e kërkesave dhe procedurave sipas standardeve të kompanisë. Kandidati/ja do të jetë një pikë kyçe kontakti mes klientit dhe departamenteve të brendshme, duke ndihmuar në përmbushjen e të gjitha proceseve që lidhen me shitjen, porositë, shërbimin teknik dhe dokumentacionin përkatës.
Çfarë ofrojmë:
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe dokumentet mbështetëse në adresën: [email protected]
Shënim i rëndësishëm:
Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneInfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themeluar në 1991, historia e Grupit, sikundër dhe e ardhmja e tij, është karakterizuar nga udhëheqje konstante drejt kualitetit dhe pasionit për të identifikuar zgjidhje të reja për probleme komplekse. Grupi është i përbërë nga pesëmbëdhjetë kompani simotra që me produktet dhe zgjidhjet e tyre unike janë furnizues të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon.