Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 04-07-2022 edhe 4 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
04-07-2022
Data e fillimit të punës
Numri i kandidatëve
1

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimin e Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Arkitekt

Departamenti: Departamenti i Projektimit Arkitektonik dhe Inxhinierik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti kryesisht do të fokusohet në koordinimin e projekteve të hartuara nga projektues të nënkontraktuar, kontrollimin e cilësisë së projekteve të dorëzuara prej tyre (nga faza e projekt-idesë deri në projektin e zbatimit), hartimin e relacioneve shpjeguese mbi përmbajtjen e projekteve dhe sugjerimin e propozimeve konkrete për përmirësimin e tyre, kontrollimin e përputhshmërisë së projekteve me legjislacionin sektorial në planifikim dhe zhvillim territori; plotësimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike dhe teknike si dhe asistimin e procesit të pajisjes me leje zhvillimi dhe ndërtimi (duke përfshirë lejet/vendimet/miratimet plotësuese të kërkuara për to).

Detyrat

  • Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi;
  • Të plotësojë kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike;
  • Të jetë i përditësuar me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit;
  • Të negociojë dhe të koordinojë projektin me kontraktorët dhe projektues të tjerë të përfshirë në hartimin apo zbatimin e projektit;
  • Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë;
  • Të asistojë procesin e aplikimit dhe marrjes së lejes së zhvillimit dhe të ndërtimit;
  • Të kuptojë dhe të përkthejë në rezultat detyrat e projektit;
  • Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij;
  • Të realizojë prezantime përmbledhëse shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t'i prezantojë ato;
  • Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike;
  • Të hartojë projektet e plota ose pjesore për objekte të ndryshme, turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore, etj,si dhe detajimin e tyre;
  • Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP);
  • Të bashkëpunojë me sektorët dhe grupet e tjera në fushën e mjedisit, efiçencës energjetike, trashëgimisë kulturore si dhe t'i asistojë në punën e tyre;
  • Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve;
  • Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave;
  • Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike.

Kualifikimet

Edukimi:

  • Të zotërojë diplomë nivel Master në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vjet në hartimin dhe koordinimin e projekteve arkitektonike (për këtë pozicion pune, do të përbëjë avantazh angazhimi në projekte komplekse turistike dhe në projekte bashkëpunimi me studio të huaja); T'i kushtojë vëmendje detajeve teknike arkitektonike dhe të ketë njohuri të avancuara në teknologjinë e ndërtimit;
  • Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja në projektin e zbatimit);
  • Të ketë njohuri të plotë mbi procedurat e aplikimit dhe gjithë procesin e pajisjes me leje ndërtimi dhe zhvillimi;
  • Të ketë përdorim profesional të paketës së Autodesk (AutoCAD, Map3D, 3DS etj), në projektim arkitektonik dhe studime urbane; përdorim profesional të programeve të konceptimit të projekteve (Sketch Up etj.);
  • Përdorim profesional të paketës së Microsoft Office dhe përdorim bazik të programeve me bazë GIS etj;
  • Njohja e paketës BIM (Revit, Navisworks etj.) përbën avantazh;
  • Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze si në shkrim dhe komunikim;
  • Të ketë aftësi organizimi dhe koordinimi të projektit;
  • Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
  • Të ketë etikë profesionale dhe aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të punojë në grup për të arritur objektivat;
  • Të ketë aftësi për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën: [email protected] me subjekt GC_AC0622.

Afati i dorëzimit: 04/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Green Coast

“Green Coast Resort” po ndërtohet në brigjet e detit Jon, në një nga plazhet më të bukur të rivierës Shqiptare, në zonën e Palasës. Si një nga resortet më të mira në rajon kombinon elegancën e arkitekturës me vlerat e paçmuara të natyrës, historisë dhe kulturës. Unik në llojin e tij në Shqipëri, resorti shtrihet në më shumë se 20 hektarë me një shumëllojshmëri vilash dhe apartamentesh, me një hotel në standart 5 yje, me struktura t...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga “Dervish Hima” Pallati Ambasador 3, Kati 4, Ap 61, Tirane, Albania
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: +355 683600725

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë