Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.
Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-E...
Shoqëria "Lim-Em" sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.
Në vitin 2000, aktiviteti I saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë.
LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 21 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.
Ne jemi duke kërkuar një arkitekt/e, i/e cila përshtatet më së miri me kërkesat e tregut
• Krijon skica paraprake duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CADD), të cilat gjenerojne formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës.
• Harton albume shitjesh ku perfshihen të dhëna dhe pamje për cdo njësi të objekteve të vecanta.
• Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektures dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit.
• Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe ligjet/rregulloret në fuqi
• Dizenjon projektin përfundimtar.
• Përpunon projektin e miratuar
• Sigurohet që projekti po ecën brenda kornizës kohore të dakorduar
• Bëni vizita në terren për të kontrolluar statusin e projektit dhe raportoni për projektin
• Aplikanti/ja të jetë e diplomuar në degën e Arkitekturës
• Përparësi kanë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit.
• Të këte eksperience pune në projektim ndërtesash shumëkatëshe mbi 4 vjet.
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
• Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
• Të njohë mirë nevojat e tregut
Kandidatet e interesuara duhet të aplikojnë me CV-në me foto bashkangjitur dhe portofolin e punimeve në adresën:[email protected]
Suksese!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".