Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 66389 Arkitekt/e

Arkitekt
Tirane, Shqipëri 02-06-2022 edhe 11 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkitekt
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
02-06-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Progeen shpk kërkon Arkitekt që të punësohet në projektim për godina banimi, civile dhe industriale, struktura, studime pjesore urbanistike, plane të detajuara vendore (PDV) etj. Arkitekti do të përfshihet në të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit duke përshtatur projektet dhe planet me kufizimet, rrethanat, buxhetet dhe kërkesave specifike të klientëve apo të shoqërisë. Si i tillë do jetë pjesë integrale e një ekipi profesionistësh dhe të bashkëpunojë me inxhinierë, arkitektë, topografë dhe inxhinierë zbatimi.

Detyrat

  • Të krijojë projekte ndërtimi të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD (Computer Aided Design);
  • Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë etj;
  • Punon duke marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet;
  • Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë zbatimi, menaxherë ndërtimi, normistë e inxhinierë strukturistë;
  • Ndjek procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit e formalitete të tjera të ngjashme (dhe i ndjek fizikisht);
  • Të përgatisë raporte, propozime, dhe preventiva;
  • Të përshtate planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;
  • Të vizitojë vazhdimisht kantieret e ndërtimit dhe nëse e do nevoja të kryejë takime edhe me klientët;
  • Të ndjekë modifikimet dhe kërkesat specifike të klientëve për apartamentet e tyre dhe të përgatisë preventivat përkatës;
  • Te koordinoje projektin arkitektonik gjate gjithë fazave te projektimit me disiplinat e tjera inxhinierike te projektit si projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.

Kualifikimet

Aftësitë e nevojshme:

  • Kreativitet dhe imagjinatë; Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Te ketë aftësi ne ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, projektimin arkitektonik dhe funksional;
  • Te jete I afte te beje zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive ne përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Te jete I afte te përktheje konceptin ne detaje;
  • Të punojë i pavarur në projektim;
  • Te ketë njohuri te avancuara kompjuterikë për programe te ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: Microsoft Office, AutoCad , Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Dëshirë dhe interesim për ti shkuar punëve deri në fund;
  • Dëshirë për të qenë pjesë e ambientit të ndërtimit, si në zyrë, ashtu edhe në kantiere;
  • Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
  • Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Vëmendje dhe sy të mprehtë lidhur me detajet;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Mendim analitik dhe të orientuar ndaj zgjidhjes së problemeve;
  • Zotërimi i mirë i gjuhës Angleze të shkruar dhe të folur.
    Kualifikimi i nevojshëm:
  • Diplomë Universitare – Dega Arkitekturë.
    Përvoja minimale e kërkuar:
  • 3 Vjet.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: [email protected] 
me subjektin: "Apikim për pozicionin - Arkitekt".

* Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania. 


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klient&...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. Shyqyri Berxolli, Pll "Intercosat" nr.36B, Kati 8. Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: +355 6880 42004

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë