Blog Shembuj CV Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
AZA Electronics eshte ne kerkim te pozicionit: Asistent Menaxher
Vendodhja: KORCE
Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.
-Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
-Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
-Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
-Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
-Analiza e shitjeve;
-Zgjidhja e problemeve të dyqanit në bashkëpunim me departamentin përkatës;
-Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
-Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
-Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.
a.Edukimi: Diplomë Universitare, (preferohet në Administrim Biznesi).
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 1-2 vjet).
c.Kualifikime të tjera:
-Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
-Njohuri të mira të programeve kompjuterike
d.Aftesi të tjera:
-Aftësi në menaxhim;
-Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
-Aftësi në organizim;
-Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
-I aftë të punojë në ekip.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV-në) në adresën [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
AZA Electronics i ka fillimet e veta ne vitet 1997,fillimisht si nje dyqan i vogel ne qytetin e Vlores per tu shnderruar me pas pergjate viteve nder aktoret kryesor te tregut te elektroshtepiakeve ne Shqiperi. Partneriteti pergjate ketyre viteve me kompani lider jo vetem ne Itali por edhe ne Europe dhe ne Bote i ka dhene kompanise kredibilitet dhe avantazh konkurues ne treg per sa i perkete cilesise dhe cmimit te produkteve,d...