Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




BALFIN REAL ESTATE & HOSPITALITY

Ndermjetesimi per shitjen dhe marketimin e pasurive te paluajtshme dhe aseteve te ndryshme. Sherbime konsulence ne fushen e menaxhimit dhe marketimit te produkteve rezidenciale, komerciale, etj, dhe aseteve.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, kati 21, Ap.Nr.163
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 25-06-2021 edhe 9 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
25-06-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 6'000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.    

Pozicioni: Digital Marketing Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Digital Marketing Specialist zhvillon, zbaton, ndjek dhe optimizon komunikimin marketing të kompanisë në të gjitha kanalet online dhe dixhitale për të rritur "brand awareness", për të gjeneruar trafik te kanaleve dixhitale , per te rritur përfshirjen online/offline të audiencës por veçanërisht për të gjeneruar leads/interesa konkrete për projektet që menaxhon Balfin Real Estate & Hospitality. Ai/ajo duhet të udhëheqë fushatat e integruara dixhitale marketing nga konceptimi deri në zbatim. Bashkëpunon me skuadrën e marketingut dhe të shitjes për të lançuar fushatat në kohë dhe brenda buxheteve të alokuara. Raporton direkt te Drejtori  i Departamentit të Marketingut, PR dhe Komunikimit

Detyrat

  • Planifikon dhe koordinon fushatat elektronike marketing (web, SEO/SEM, Google Adëords, e-mail, social media, display advertising) në përputhje me planin marketing të kompanisë dhe në bashkëpunim me skuadrën kreative.
  • Ndërton, propozon dhe zbaton prezencën në media sociale për kompaninë apo projektet që menaxhon kompania.
  • Identifikon trendet e marketingut elektronik dhe strategji për rritjen e treguesve në mediat sociale.
  • Përmbledh, analizon dhe delegon te departamentet e duhura leads/interesa konkrete të ardhura në të gjitha kanalet elektronike të projekteve dhe kompanisë.
  • Vlerëson në mënyrë analitike eksperiencën e përdoruesve në kanalet e ndryshme të komunikimit.
  • Monitoron kontaktet në rrjetet sociale duke kryer matjen, dërgimin dhe përgjigjet ndaj klientëve të interesuar dhe kontakteve të ndryshme.
  • Koordinon krijimin e përmbajtjes elektronike & dhe zhvillimin e kanaleve të komunikimit si Website, Social media, mobile apps, video, blog, infografikë, digital media banner, etj.
  • Mat, monitoron dhe raporton performancën e të gjitha fushatave elektronike marketing dhe bën vlerësimin mbi bazën e objektivave të vendosur
  • Menaxhon buxhetet e fushatave dhe skedulet përkatëse.
  • Identifikon tendencat dhe optimizon buxhetet dhe performancën.
  • Propozon strategji dhe mjete të reja dixhitale dhe krijuese.
  • Bashkëpunon së brendshmi e së jashtmi për ndërtimin e landing pages dhe optimizimin e eksperiencës së përdoruesit në pika kontakti të ndryshme.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Shitjeve dhe Marketing.
  • Research duke siguruar një komunikim konsistent të markës dhe zbuluar forma të tjera për të arritur audiencën e synuar nëpërmjet internetit.
  • Vlerëson eksperiencën e klientit në kanale të ndryshme dhe pika kontakti.
  • Raporton sistematikisht mbi aktivitetet dixhitale të kompanisë, projekteve dhe konkurrencës.

Kualifikimet

Eksperiencat e punës: Preferohet eksperiencë në marketing jo më pak se 5 vjet.
Aftësi të tjera:

  • Te këtë përfunduar arsimin e lartë.
  • Njohuri shumë të mira te gjuhës angleze.
  • Aftësi për të udhëhequr e menaxhuar web, SEO/SEM, e-mail, social media, display advertising.
  • Aftësi për të identifikuar audiencat e synuara dhe të propozojë fushata elektronike që i angazhon dhe motivon audiencën.
  • Njohuri e mjeteve të analitikës së website.
  • Eksperiencë në ngritjen dhe optimizimin e fushatave Google Adwords.
  • Njohuri të zhvillimeve dhe kufizimeve të HTML, CSS, Javascript.
  • I/e përditësuar me zhvillimet më të fundit dhe praktikat më të mira të marketingut online.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën [email protected] me subjekt Digital Marketing Specialist.
Afati i dorëzimit: 25/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".



Reklamë
Reklamë