Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.







Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 10-08-2022 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.






Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
10-08-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.   Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t'iu bashkuar skuadrës sonë në Divizionin e Financës, në pozicionin: Drejtues i Njësisë së Buxhetimit dhe Analizave.

Qëllimi i përgjithshëm i punës: Përgjegjës për proçesin e buxhetimit në Bankë.

Analist/e kryesore e zhvillimeve financiare të Bankës dhe të dhënave.

Detyrat

  • Udhëheq proçesin e planifikimit dhe buxhetimit institutional, nga faza e përgatitjes deri në analizën aktuale kundrejt buxhetit.
  • Analizon në detaje variancat fakt-buxhet si dhe trendin e zhvillimeve financiar të Bankës.
  • Kryen kontrollet e nevojshme në lidhje me zërat e buxhetuar.
  • Vepron si menaxher projekti në grupe të caktuara për të zbatuar kërkesa të ndryshme ose aplikime të tjera në kuadër të ndryshimeve/përmirësimeve të buxhetit, në mënyrë që të përmbushë kërkesat ekzistuese ose të reja.
  • Analizon KPI të përgjithshme të Bankës.
  • Analizon të dhënat e përgjithshme në lidhje me klientët dhe produktet e Bankës.
  • Kryen analiza të sistemit bankar, duke përfshirë analizën periodike të Bankës si një e tërë krahasuar me Bankat e të njëjtit nivel në sistemin bankar, bazuar në informacionin e disponueshëm publik.
  • Në bashkëpunim me Raportimet dhe Rrjetin e Degëve, sipas nevojës, monitoron dhe kryen analiza dhe raporte në lidhje me degët e Bankës sa i përket performancës së tyre dhe realizimit të objektivave.
  • Menaxhon detyrat e brendshme brenda Njësisë me qëllim sigurimin e përmbushjes së kërkesave në kohë dhe me cilësinë e nevojshme, në përputhje me objektivat dhe rregulloret.
  • Ndihmon Drejtuesin e Divizionit të Financës (ose/dhe menaxherët e tjerë ekzekutivë) duke kryer analiza të ndryshme mbi elemente specifikë të buxhetit/planifikimit dhe jo vetëm, ose çdo përgjegjësi dhe detyrë tjetër që mund të paraqitet.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Ekonomi dega Financë ose Biznes.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin bankar të paktën 5 vite në këtë apo pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike.
  • Aftësi të demonstruara komunikuese dhe të punës në ekip.
  • Të ketë iniciativë dhe përgjegjshmëri të lartë pune.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, me vëmendje të shtuar ndaj detajeve.
  • Zgjidhës i situatave të vështira.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve kompjuterike MS Office.
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  1. Letër "Shprehje Interesi" për Pozicionin në adresën e-mail: [email protected]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre.

Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë