Blog Internship Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
Kompania ARCTIC shpk me seli ne Rrugen Siri Kodra, Frigoriferi i Tiranes, ne vendin vakant, kerkon te punesoje nje Financiere.
Detyrat :
• Menaxhon të gjitha operacionet dhe transaksionet financiare;
• Trajton mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
• Rakordon llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme;
• Siguron pagesat bankare në kohë.
• Llogarit taksat dhe përgatit deklaratat tatimore;
• Bën deklarimet mujore sipas afateve të përcaktuara nga dpt dhe ekzekutimin e pagesave, (librat shitje-blerje, fdp e tvsh, deklarata e tatimit në burim, listpagesa, tatim fitimi) etj.
• Menaxhon bilancet dhe pasqyrat e fitimit / humbjes;
• Raporti mbi qëndrueshmërinë financiare dhe likuiditetin e kompanisë;
• Kryen transaksionet financiare te importeve dhe dokumentacionet përkatëse;
• Kryen pagesat e doganave;
• Trajton me konfidencialitetin të plotë të dhënat financiare;
• Zbaton politikat dhe rregulloret financiare të kompanisë;
• Konsultohet me drejtuesit ekzekutiv me qëllim realizimin sa më të mirë të administrimit financiar;
• Përfaqëson shoqërinë në marrëdhëniet me organet, institucionet shteterore, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
• Raporton tek administrator ne lidhje me gjendjen financiare;
• Realizon përdorimin me efiçencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit, ligjshmërisë;
• Përgatit dhe deklaron pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratën vjetore të tatim fitimit, sipas kërkesave dhe afateve të dpt;
• Ruan dokumentacionin në mënyrë fizike dhe dixhitale, për operacionet financiare dhe transaksionet;
• Ruan konfidencialitetin e te gjithe dokumentacionit qe ka ne perdorim dhe e perpunon apo e prezanton ate vetem me kerksesdhe autorizim te administratorit.
Kualifikimet :
Edukimi:
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakuletetin Ekonomik te UT, në profilin Kontabilitet/ Financë;
• Eksperiencë pune 5 - 10 vite në pozicione te tilla;
• Të zotërojë aplikacionet e programuara financiare dhe paketën MS Office (sidomos Exel-in );
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
• Të ketë aftësi të mira analitike;
• E matur, e besueshëme dhe profesionale në marrëdhëniet me drejtuesit dhe koleget e Kompanisë.
Paga bruto fillon me 73000 leke, ku paguhen te gjitha detyrimet personale me shtetin dhe sigurimet.
Sipas ecurise dhe performances, paga mund te pesoje rritje te metejshme.
Kushtet e punes dhe mjedisi shume te mira.
Orari: 08.00 - 15.00.
Punohet shtate ore ne dite,Te Shtunen 08.00 - 13.00.
Dergo CV-ne ne emailin: [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
"ARCTIC" sh.p.k, kompani qe merret me importim dhe shperndarjen e produkteve te ngrira ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.