Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 18-01-2022 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
18-01-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin:Inxhinier Ndërtimi/Supervizim 

Përshkrim i Përgjithshëm:

Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.

Detyrat

  • Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve;
  • Kontrolli dhe Certifikimi mujor i punimeve te kryera nga nenkontraktoret, baza, norma.
  • Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit;
  • Të krijoj dhe të prodhoj një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit.
  • Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke u refereruar grafikut te punimeve.
  • Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve;
  • Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
  • Të krijoj dhe prodhoj një raport teknik (te shoqeruar dhe me foto) të mirë organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit;
  • Të menaxhoj çdo ndryshim të punimeve/porosise dhe të kërkoj aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime;
  • Të menaxhoj dhe të përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori.
  • Të kontrolloj dhe të raportoj për progresin e punimeve;
  • Të percaktoj mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore;
  • Të miratoje punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
  • Të kryejë kontrolle te vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit; (baza per aktet e kolaudimit)
  • Të siguroje që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin
  • Të kontrolloj dhe të miratoj dokumentat e realizuara gjatë ndërtimit të objektit.
  • Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM.
  • Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ''Paketën Office''.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
  • Preferohet të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.  

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën email: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1. Tirane, Albania. 
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". 


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë