Përshkrimi
Kompania "USLUGA shpk" kerkon te punesoje INXHINIER ZBATIMI. Inxhinieri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorëzimit te objektit.
Detyrat
Pergjegjesite kryesore
- Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
- Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek stafi menaxherial dhe ai financiar.
- Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
- Raporton ne menyre periodike (javore) tek departamentet perkates duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
- Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
- Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen.
Pergjegjesite e vecanta
- Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
- Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit;
- Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
- Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
- Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
- Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
- Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
- Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
- Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
- Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
- Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive;
- Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
- Pergatit ne menyre periodike liste-pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret,grupet e punes apo individe ne objekt;
- Ndjek dhe ploteson cdo dite liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
- Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave se bashku me situacionin e punimeve;
- Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore;
- Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
- Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik;
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
- Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
- Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar;
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
- Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari).
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në profilin Inxhinier Ndërtimi (sistemi 4 vjecar ose 3+2).
- Kërkohen minimalisht 5 vite eksperiencë pune në këtë profil.
- Njohje shume e mire e paketes Microsoft Office, Autocad, etj;
- Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike.
- Gjuha angeleze përbën avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
- Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
- Një drejtues kantieri duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne në email: [email protected]