Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
RE/MAX – rrjeti më i madh botëror në sektorin e pasurive të paluajtshme Themeluar në vitin 1973, RE/MAX është shndërruar në rrjetin më të madh botëror të pasurive të paluajtshme të franshizave dhe zyrave të operimit, me më shumë se 100,000 bashkëpunëtorë shitjesh në 99 shtete. Sot është një nga brandet e pasurive të paluajtshme më të njohura në Europë dhe në mbarë botën. Receta e suksesit tek RE/MAX është fokusi ynë në njerëz – k...
Në qoftë se ëndrra jote është të jesh sipërmarrës e të ndërtosh biznesin tënd të ri nën një super brand ndërkombëtar, kjo është mundësia jote e artë! RE/MAX Koncept ka filluar fushatën rekrutuese për pozicionin Konsulent Imobiliar!
Ftojmë të rinjtë ambiciozë e me dëshirë për të dhënë maksimumin e tyre për të ndërtuar një karrierë të shkëlqyer, që t'i bashkohen kompanisë Nr.1 ne botë në industrinë e Real Estate!
Nëse ke eksperiencë në sektorin e të paluajtshmes, në sektorin bankar, apo në shitje, industria real estate të ofron oportunitetin të gjenerosh të ardhura të palimituara!
• Të ofrojë udhëzime dhe të asistojë shitësit dhe blerësit në marketimin dhe blerjen e pronave me çmimin e duhur dhe kushtet e duhura;
• Të përcaktojë nevojat dhe aftësitë financiare të klientëve për të propozuar zgjidhje që u përshtaten;
• Të ndërmjetësojë procesin e negociatave, të informojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështje të tjera, duke siguruar një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme;
• Të kryejë analiza tregu krahasuese për të vlerësuar vlerën e pronës;
• Të marketojë pronat tek blerësit e mundshëm, të mirëmbajë dhe përditësojë listat e pronave të disponueshme;
• Të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm (kontrata, kontrata qiraje, kontratë kapari, kontratë rezervimi etj.)
• Të bashkëpunojë me vlerësuesit, qiradhënësit, etj.;
• Të zhvillojë marrëdhënie dhe bashkëpunim me noterë, ofruesit e pronave dhe kontraktorët;
• Të promovojë shitjet nëpërmjet reklamimit, open house dhe listimeve;
• Të jetë i përditësuar mbi risitë në tregun imobiliar vendas, rajonal dhe botëror si dhe praktikat më të mira të punës.
Kërkesat e profilit:
1) Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
2) Arsim I Larte ne profilet (ekonomik, finance, marrdhenie publike)
3) Natyrë e sipërmarrëse;
Provo suksesin me Konceptin tone!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Paga: Konkurruese. Sky is the limit!
Na dërgoni cv në: [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".