Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72766

Koordinator/Specialist në fushën e sigurimeve, Divizioni Retail - Tiranë

Tirane, Shqipëri 22-12-2022 edhe 15 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Tjeter

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

22-12-2022

25-11-2022

---


Përshkrimi

Intesa Sanpaolo Bank Albania po kërkon të punësojë: Koordinator/Specialist në fushën e sigurimeve, Divizioni Retail në Tiranë.


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:
• Të nxiten shitjet dhe të arrijë objektivat e bankës në lidhje me policat e sigurimeve nëpërmjet koordinimit të rrjetit të degëve dhe kanaleve të tjera të shitjes.
• Të identifikojë nevojat e klientëve që ju duhen polica sigurimi në segmentin e shitjeve dhe /të implementojë strategji të saktë komerciale.
• Të analizojë ecurinë e shitjeve dhe të përcaktojë veprime korrigjuese për të përmirësuar rezultatet e biznesit. Të përcaktojë & shpërndajë modele për përmirësimin e shërbimeve.
• Të analizojë ofertat e konkurrentëve duke propozuar përmirësime ose zhvillimet e nevojshme për produktet apo proceset e sigurimeve.
• Të zhvillojë rregulla të brendshme sipas sigurisë së produkteve dhe të dizenjojë/ përditesojë kontratat e lidhura, dokumentacionin e shitjeve në bashkëpunim me departamentin Ligjor dhe departamentin e Parandalimit të Pastrimit te Parave dhe të Përputhshmërisë Rregullative.
• Të përcaktojë buxhetin për të gjitha llojet e sigurimeve.
• Të mbajë lidhje me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare përsa i përket aktivitetit si Agjent Ndërmjetësimi. Të ndjekë dhe paraqesë dokumentet e duhura për shtimin/heqjen e agjentëve të bankës si dhe shtimin/anullimin e marrëveshjeve me kompanitë e sigurimeve.
• Të mbajë lidhje me kompaninë e sigurimeve për të cilën Banka është duke vepruar si ndërmejtës sigurimi.
• Të sigurojë një sasi të kënaqshme sigurimesh dhe të kryejë veprimet e duhura në rolin e Administratorit në aplikacionin e sigurimit.
• Të ndjekë të gjitha detyrat e tjera që mund ti kërkohen nga mbikëqyrësi direkt i tij/i saj.


Kualifikimet

Aftësitë & kualifimet:
• Pozicion mbikëqyrës dhe koordinimi (të paktën tre vite eksperiencë në sektorin e sigurimeve).
• Të ketë njohuri për të llogaritur koston e produktit në mënyrë që të zhvillojë strategjitë në fushën e sigurimeve.
• Koordinatori duhet të njohi mirë sektorin e sigurimeve.
• Të ketë aftësi shumë të mira në matematikë dhe aftësi për analizën e modeleve të marketingut dhe trendeve, të nevojshme këto për këtë pozicion.
Normal Document
• Eksperiencë e mëparshme në Bankë në sektorin e shitjes ose në degë të lidhura me
të do të jetë një avantazh.
• Diplomë universiteti në Financë, Ekonomi, IT.
• Të ketë aftësi në MS Office (e.g. Outlook, Word, Excel, PowerPoint, etc.).
• Njohuri të gjuhës angleze shumë të mirë.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikanti duhet të dorëzojë:
• Curriculum vitae (CV)
brenda datës 16/12/2022 në adresën e emailit: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Intesa Sanpaolo Bank Albania

Intesa Sanpaolo gëzon një prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindje së Mesme dhe Afrikës së Veriut me mbi 1,000 degë dhe 7.2 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët dhe shërbime bankare komerciale në 12 vende. Gjithashtu, një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve korporatë shtrihet në 26 vende, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe ato zona ku kompanitë Italiane janë më aktive, si Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kinë dhe Indi. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Për inovacionet në biznes dhe përmirësimin e shërbimit Intesa Sanpaolo Bank Albania frymëzohet nga klientët e saj. Banka përmes programit të saj “Ju Dëgjojmë 100%” dhe anketimit të përvitshëm për kënaqësinë e klientit merr të dhënat mbi të cilat ndërton strategjinë e saj të biznesit dhe planin e veprimit.


INFORMACIONE KONTAKTI