Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72708

Menaxher HSE

Tirane, Shqipëri 20-12-2022 edhe 13 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

20-12-2022

---

---


Përshkrimi

Titulli i pozicionit: Menaxher HSE
Departamenti: Teknik
Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: Përgjegjësi HSE ka për detyrë të koordinojë me projekt menaxherët e shoqërisë Progeen sh.p.k për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përgjegjësi HSE është përgjegjës për krijimin, zhvillimin, implementimin, komunikimin dhe koordinimin e programeve të sigurimit teknik dhe mjedisor.

Përgjegjësi HSE raporton direkt me drejtuesit teknik të shoqërisë Progeen sh.p.k dhe ka marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e kantiereve ku shoqëria Progeen sh.p.k kryen veprimtari ndërtimi si edhe me departamentet e tjera si financa, departamenti teknik dhe burimet njerëzore.


Detyrat

Detyrat Kryesore:

  • Zhvillon dhe implementon politikat e sigurimit në përputhje me legjislacionin kombëtar apo ndërkombëtar në varësi të kërkesave të çdo projekti.
  • Identifikon praktikat më të mira dhe merr iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë, uljen e rreziqeve në procese të ndryshme të punës dhe ndërgjegjësimin e punonjësve për sigurinë në punë.
  • Zhvillon, implementon dhe mirëmban programet e trajnimit të stafit sipas udhëzimeve të rregulloreve në fuqi, monitorimit të kushteve të rrezikshme të punës, përdorimin e pajisjeve të sigurisë, etj.
  • Të monitorojë zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga ana e nënkontraktorëve.  
  • Jep asistencë teknike, trajnime, udhëzon e monitoron përgjegjësit e tjerë lidhur me çështjet e sigurisë dhe ndryshimet e nevojshme në procese.
  • Zhvillon vizita dhe inspektime nëpër kantiere, përgatit raporte mbi vrojtimet e kryera dhe jep rekomandimet për masa korrigjuese dhe i ndjek ato deri në zbatimin e tyre të plotë.
  • I përmbahet politikave të shoqërisë Progeen shpk, rregulloreve të brendshme, kodit të etikës dhe procedurave.
  • Plotëson kantieret me PPE. 
  • Kryen edhe detyra të tjera të cilat i ngarkohen.

Kualifikimet

Kualifikimet:
Kërkesat e Edukimit:Master's Degree/ Diplomë Master.

  • Të ketë përfunduar arsim te lartë (preferohet dege e inxhinierisë).
  • Të ketë marrë pjesë në seminare ose trajnime mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira drejtuese të mbështetura në përvojat e mëparshme.
  • Përvojë mbi 3 vjet në menaxhimin HSE të kantiereve te ndertimit.
  • Vetë-motivim i lartë.
  • Aftësi të mira komunikimi të shkruar edhe të folur.
  • Njohuri të mira të paketave Word/ Excel.
  • Historik i besueshëm bashkëpunimi i mirë me stafin, menaxhimin.
  • Gatishmëri për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: [email protected] me subjektin: "Apikim për pozicionin - Menaxher HSE".


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI