Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 18-01-2022 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
18-01-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice. 

Menaxheri i Kujdesit të Klientit është përgjegjës për implementimin e kontratës ndërmjet porositësit/blerësit dhe pika e vetme e kontaktit ndërmjet kompanisë dhe porositësit/blerësit.

Detyrat

  • Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit/porositësit për të gjitha çëshjet që lindin pas nënshkrimit të kontratës, duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave.
  • Pasqyron me foto punimet e përditshme për të prezantuar në departamentet përkatëse ecurinë e zbatimit të projekteve që lidhen me pronat e kompanisë. 
  • Fotografon njësitë e shërbimit/banimit përgjatë punimeve periodikisht çdo muaj dhe sipas kërkesave specifike. 
  • Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotesuar format respektive, dorëzimin në departamentet e caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra. 
  • Menaxhon proçesin e kërkesave të miratuara për ndryshime për klientin, duke filluar nga pritja e klientit deri në finalizimin e zbatimit të projektit. 
  • Ndjek dhe informon klientët për fazat e punimeve të projektit.
  • Ndjek dhe kërkon nga inxhinieret zbatues dhe menaxherët financiare zbatimin e kërkesave të miratura të klientit. 
  • Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit. 
  • Shoqëron klientin në objekt, për të parë ecurinë e projektit. 
  • Shoqëron klientë potenciale për vizita në zonën e përcaktuar, kur i kërkohet. 
  • Menaxhimi i kërkesave për ndryshime nga klienti, duke ndjekur me përpikmeri proçedurat e kompanisë, nga momenti i blerjes së pronës deri në dorëzimin e saj. 
  • Menaxhimin e projekteve zhvillimore. Negocim me pronarët e tokave për projektet që do të ngarkohen dhe koordinimin me departamentet e tjera të kompanisë përgjatë fazave të zhvillimit të projekteve. 
  • Kujdes klienti në asistencë teknike, ligjore, marketing, shitje. 
  • Njohje shumë të mirë të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, grupit. 
  • Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me klientët nëpërmjet shërbimit ekselent dhe synimi i marketingut "Word of mouth" për shitjen e produkteve/shërbimeve në projektet aktuale dhe të ardhme të kompanisë.   

Objektiva Shitje dhe Marketing

  • Ndjekje e kontratave për arritjen në kohë të implementimit të tyre.
  • Trajtimi brënda afateve i të gjitha kërkesave të klientëve.
  • Menaxhim i situatave për një rezultat win-win, klient-kompani. Identifikimi i mundësive për zhvillim biznesi.
  • Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me klientet nëpërmjet shërbimit ekselent.

Objektiva Financiarë

  • Implementimin në kohë të kontratës për të arritur arkëtimet sipas përcaktimeve në kontrate.
  • Mbledhjen e parave ne kohe sipas kesteve ne kontrate, si edhe ndjekjen e pagesave me vonese.

Objektiva Operacionale

  • Njohje të stokut, të detajeve teknike të produktit, të proçedurave të shitjes, kujdesit të klientit, tipit të kontratave që përdoren për secilin rast, planet e pagesave të klienteve, financimin nga bankat për klientët dhe suportin që ofrohet nga kompania në të gjithë procesin.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në fusha të ngjashme. 
  • Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht. 
  • Të njohë shumë mirë Paketën Office dhe ndonjë program tjetër. 
  • Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.
  • Të ketë aftesi të mira menaxheriale si dhe vendimarrëse. 
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje. 
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1. Tirane, Albania. 

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të email: [email protected] ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 068 40 52 085.


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Kontakto Agikons në WhatsApp Punët aktive të kompanisë