Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
Duapune.com është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi 10 vite përvojë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek ne për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës për kompanitë nga aplikantët e databazës tonë të pasur.
Përveç portalit tonë, ne ju vijmë në ndihmë dhe kompanive bashkë...
duapune.com është në kërkim te nje kandidati ne pozicionin e Menaxherit te pergjithshem te Resortit, per nje nga resortet me te medha ne jug te Shqiperise.
Ai do të jetë përgjegjës për të mbajtur standardet më të mira të shërbimit, shëndetit, ushqimit, sigurisë në punë, si edhe për performancën financiare.
•Plotëson nevojat e hotelit me staf, duke përzgjedhur, trajnuar, monitoruar dhe vlerësuar punën e tyre nëpërmjet dhënies së feedback-ut të vazhdueshëm;
•Përgatit plane konkrete me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të shërbimeve në hotel;
•Përgatit buxhetin vjetor, identifikon dhe vlerëson risqet dhe shpenzimet, arrin objektivat financiarë;
•Drejton dhe monitoron fushatat e marketingut;
•Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me kontraktorët dhe furnitorët;
•Monitoron dhe mirëmban ambientet si dhe shërbimet e ofruara;
•Kujdeset të sigurojë përpuethshmërinë me procedurat dhe ligjet mbi licensimin, shëndetin dhe sigurinë.
•Diplomë Universitare, e preferueshme në Menaxhim/Administrim Biznes/Hoteleri Turizëm;
•Përvojë e mëparshme në sektorin e hoteleri-turizmit, në nivele drejtuese jo më pak se 5 vjet;
•Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
•Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe MS Office;
•Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
•Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin dhe klientët.
Ju lutem dergoni CV tuaj ne: [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".