Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




JURREI shpk

JURREI shpk eshte nje nga kompanite e suksesshme te Kadiu Group e specializuar ne sektorin ushqimor. Me nje veprimtari ne fushen e tregetise qe prej vitit 2000 kompania zoteron Qendren Tregetare Galaktik si dhe dy supermarket ne qytetin e Durresit. JURREI Shpk eshte aktualisht zoteruese e markes BioJu dhe krijuese e te parit supermarket me produkte te certifikuara BIO ne Shqiperi.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Qendra Tregetare Galaktik, Lagjja 17 Rr”Deshmoret, Kati I 4
  • Durres, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: 69 80 60 222

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 05-12-2020 edhe 9 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher Departamenti
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
05-12-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore. Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Menaxher/e Marketingu.
Përmbledhje e Pozicionit: Përgatitja, implementimi dhe monitorimi i iniciativate të Marketingut në kuadër të aktiviteteve komerciale të kompanisë.

Detyrat

Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve te kompanise;
  • Koordinimi dhe mbajtja e korrespondences me partneret tane ne lidhje me direktivat e marketingut per brande te caktuara;
  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut;
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administrates për planifikimin dhe implementimin e ofertave;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar te kompanise dhe shnderrimi i tij ne nje instrument efikas prezantimi dhe shitjeje;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i perdorimit te mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë;
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale;
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse;
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit.

Kualifikimet

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
-          Edukimi: Arsimi i lartë, profili Marketing/Menaxhim Biznesi;
-          Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
-          Kualifikime të tjera:

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të zotërojë patentë të klasit B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV dhe letrën e interesit në adresën e emailit: [email protected] brenda datës 05.12.2020.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".