Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 77344

Menaxher Shitjesh & Marketingu

Tirane, Shqipëri 30-05-2023 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Shitjesh

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

30-05-2023

---

---


Përshkrimi

Kompania Klar Sh.P.K. me ekskluzivitetin e brandit të mirenjohur të Kafes Segafredo për Shqiperinë kërkon të punesoje: Menaxhere Shitjesh & Marketingu.


Detyrat

  • Një nga detyrat kryesore është Mbarevajtja e Klientit nga kontakti i parë deri tek shërbimi profesional;
  • Studimi i nevojave të tregut sipas zonave të mbulimit, identifikimi dhe gjetja e klientëve të rinj;
  • Prezantimi dhe njohja e klientëve me produket e brandit Segafredo Zanetti;
  • Kryerja e negociatave me klientin, përcaktimi i kushteve specifike të kontratës dhe finalizimi i saj;
  • Kontakton në mënyrë të vazhdueshme klientin për të ndjekur ecurinë dhe problematikat;
  • Koordinon me Supervizoren e Shitjes & Marketing;
  • Kryen plotësimin e databazës së të dhënave për klientet (Raportimi ditor/mujor, Kontakts in Working, Kontacts Pending);
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e likujdimeve për klientët e vet dhe sigurohet që për cdo rast situata e rakordimeve me klientin të jetë sa më e qartë;
  • Eshtë përgjegjës për ndjekjen e klientit, shlyerjet e debisë, dhe faturimet duke i mbajtur me shënime cdo ditë;
  • Ndjek zonën e përcaktuar dhe informon për cdo ndryshim apo mos-zbatime;
  • Paraqitet te klienti në mënyrë profesionale, me të gjithë informacionin e duhur (Kartevizitë,listë produktesh- Konsumet apo gjëndjen debitore të printuar);
  • Përmbush Planin e takimeve dhe kontratave të përcaktuar dhe përpilon raportet ditore për vizitatat tek klientet dhe raporteve të tjerë specifike sipas kërkesave të Supervizores;
  • Përgjegjës për arritjen e targetit mujor.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë fushë;
  • Të njohë mirë paketen e Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Të disponojë leje qarkullimi;
  • Të jetë e komunikueshme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip me foto bashkangjitur, në adresen: [email protected]

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Segafredo

Segafredo gjithmone ka besuar qe te sherbesh kafen me te shijshme do te thote te vulosesh ekspertizen dhe aromen me te mire te kokrres se kafese nen firmen e Segafredo Zanettit. Ishte kjo fryme qe beri qe ne vitin 2005 te niste aktivitetin si Distributor i Autorizuar i Segafredo Zanetti ne Shqiperi kompania “Klar” shpk duke u bere sot nje nder kompanite lider ne tregun Shqipetar.

Misioni i Segafredo eshte te ofroje sherbim professional, efikas, me kosto te reduktuar duke iu pergjigjur nevojave te klienteve dhe duke ofruar produktin me te mire, nje cilesi te garantuar qe nga plantacioni i kafese ne filxhanin tuaj, ashtu si vetem Segafredo Zaneti di ta beje.

Qellimi i Segafredo eshte te tejkalojme pritshmerite e secilit klient duke ofruar nje sherbim te jashtezakonshem te fokusuar ndaj konsumatorit. Te Segafredo jane perkushtuar qe klientet te kene nje sherbimi efikas dhe profesional e realizuar kjo nga puna dhe pasioni i stafit te cilet i quajne bashkepunetore. Suksesi eshte rezultat i devotshmerise per te qene gjithmone aty, per te kontaktuar me klientet, per te ofruar suportin teknik ne menyre qe maredhenia e tyre te jete sa me solide drejt nje rruge bashkepunimi te gjate dhe efikase.

Gama e gjere dhe perzierjet e mrekullueshme, kujdesi ndaj klientit si dhe cilesia ne sherbim jane vlerat qe i bejne UNIK.

Nje staf profesional me nje eksperince te gjate dhe te sukseshme transmeton vlerat dhe qellimet tona ne qytetet me te medha te shqiperise si Tirane, Durres, Vlore, Sarande, Berat, Pogradec, Gjirokaster, Shkoder, Korce … etj duke bere qe “Klar” shpk te afirmohet tashme ne tregun Shqiptar si nje nder kompanite lider te distribucionit te kafes.


INFORMACIONE KONTAKTI