Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 21-10-2021 edhe 3 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher i Burimeve Njerezore
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
21-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxhere e Burimeve Njerëzore.  

Menaxhere e Burimeve Njerëzore është përgjegjës për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e të gjitha programeve të burimeve njerëzore duke përgatitur strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave etj.

Detyrat

-Zhvillon strategjitë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanisë.
-Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë.
-Udhëheq procesin e sistemit të vlerësimit të performancës si edhe të punonjësve që përfundojnë periudhën e proves, duke njoftuar përpara afatit Eprorët e tyre.
-Në varësi të rezultatit, komunikohet ndërprerja e kontratës sipas kodit të punës ose vazhdimësia e saj dhe vlerësimit monetar.
-Udhëheq procesin e rekrutimit për pozicionet e punës për secilin departament të kompanisë dhe kompanive të grupit.
-Zhvillon strategjinë e publikimit të njoftime të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar (vetëm për njoftimet e punës) sipas kategorisë të pozicionit të punës.
-Formulon kontratat e bashkëpunimit me këto kompani, të shqyrtuara më parë nga departamenti ligjor dhe ndjek procesin e likujdimit të faturave.
-Harton njoftimet e punës për pozicionet vakante duke u bazuar në përshkrimin e punës dhe përcakton portalet e publikimit sipas njoftimeve.
-Harton long list të kandidatëve që do të intervistohen.
-Realizon intervista me kandidatët e përzgjedhur së bashku me Drejtorin e Departamentit/Sektorit.
-Zhvillon së bashku me Drejtuesin e Departamentit ''Induction Programme'', program i cili udhëheq dhe orienton procesin e integrimit të punonjesve që fillojnë punë në kompani së bashku me dokumentat përkatëse për dosjen e tyre personale.
-Harton dhe zhvillon procedurat e kompanisë për secilin departament.
-Dërgon të dhënat e punonjësve për t'i rregjistruar dhe çrregjistruar skema e punësimit, sipas afateve dhe procedurave dhe ja dërgon Departamentit të Financës.
-Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për çeshtjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvilluese dhe dinamike.
-Plotëson rregjistrat fizik me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
-Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
-Realizon raport mujor për veprimtarinë e punës.

Kualifikimet

-Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
-Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
-Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese.
-Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave.
-Të ketë njohuri shumë të mira të ''Paketës Office''.
-Të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
-Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.
-Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: [email protected]
Nr. Kontakti; 068 40 52 085. 
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë