Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




duapune.com

Duapune.com është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi 10 vite përvojë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek ne për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës për kompanitë nga aplikantët e databazës tonë të pasur.

Përveç portalit tonë, ne ju vijmë në ndihmë dhe kompanive bashkë...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Luigj Gurakuqi, shkalla 4, kati 2, ap.8
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 30-11-2020 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist i Strategjisë Marketing
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-11-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të  fuqizuar performancën e Brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Qëllimi kryesor i punës është te rrisë imazhin e kompanisë dhe ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme.

Eshtë përgjegjës për funksionimin e proçesit  të punës dhe Menaxhimin e stafit vartës.

Raporton tek:  Drejtori Ekzekutiv

Zëvëndësohet nga: Menaxheri i shitjeve

Për arritjen e ketyre objektivave Menaxheri i Marketingut  ka përgjegjësinë kryesore që lidhet me:

  • Planifikimin dhe respektimin e Buxhetit Marketing;
  • Menaxhimin e stafit në varësi;
  • Kontrollin e Imazhit të Brandit;
  • Shërbimin ndaj klientit;
  • Aktivitetet e marketingut;
  • Aktivitetet logjistike dhe administrative për të cilat kanë rënë dakort me supervizorin.

Detyrat

Përgjegjesitë kryesore :

Detyra Marketing:

  • Përgatitja e buxheteve, planeve  dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit  duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe  vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve duke bashkëpunuar ngushtë me BM dhe Event Menageret.
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit , ju paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktikë për të rritur shitjet;  Organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Ideon strategji  dhe marketon produktet dhe shërbimet e reja, duke takuar partnere te ndryshem dhe duke risjelle sherbime te ndryshme te cilat i marketonn ne menyren me te mire te mmundhsme dhe ju percjell informacionin stafit te shitjes;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise, website-t të kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Përgatitja e plan media-ve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë.

 Detyra Menaxheriale:

  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës.
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
  • Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Përpilon dhe  raporton te Brand Menaxheri në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin  dhe me palët e treta.
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Bashkëpunon me Event Menageret dhe me stafin e salloneve për të shfrytëzuar potencialin e klientëve .

Detyra operacionale

  • Sigurohet që përpara  ҫdo sezoni të jetë gati një portofol i materjaleve marketing si: kartëvizita, flyer, fletëpalosje, canta paketimi si dhe cdo material tjetër promocional, etj.
  • Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkatës.
  • Kontrollon  dhe raporton për gjëndjen e imazhit të kompanisë dhe dyqaneve;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen.

Kualifikimet

Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:

  •  Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
  • Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing dhe shitje;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Aftësi krijuese dhe me ide inovatore;
  • Aftësi të mira ndërveprimi dhe bashkëpunimi;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim me klientët dhe kolegët;
  • Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
  • Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
  • Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
  • Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi koordinuese dhe organizuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në Internet;
  • Te kete lejë drejtimi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Ju lutem dergoni CV tuaj ne :  [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".