Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.
Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-E...
Shoqëria "Lim-Em" sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.
Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë.
LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 21 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.
Ne jemi duke kërkuar një menaxher/e prokurimesh i/e cila do të jetë përgjegjës për zbatimin dhe ndjekjen e procedurave lidhur me procesin e prokurimit duke analizuar kostot për shërbimet e furnizimeve, për të përgatitur ofertat për mallrat, punimet apo shërbimet e kompanisë.
• Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompanisë;
• Hartimi i dokumentacionit plotësues të nevojshëm për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës;
•Analizon, hulumton dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje me cmimet dhe cilësitë e produkteve potenciale që mund ti shërbejnë kompanisë;
• Përgatit kërkesën për prokurim në bazë të kërkesave të ardhura nga Departamentet.
• Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra.
• Përgatit përmbledhesen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
• Suporton në hartimin dhe zbatimin e planit të prokurimeve.
• Suporton në procesin e negocimit të kontratave dhe negocion me furnizuesit terma kontraktuale të favorshem për kompaninë;
• Dorëzon në departamentet përkatese faturat për aprovim/firmosjen e tyre për shërbimin e kryer nga furnitori;.
• Suport ndaj furnitorëve me dhenien e informacionit te nevojshem për zërat që prokurohen
ose blihen.
• Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë.
Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Ekonomisë/ Juridikut / Inxhinierisë së Ndërtimit.
Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë mbi 5 (pese) vjecare në prokurime në kompani të ngjashme.
Aftësi:
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
• Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad;
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikuese;
Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip në adresën [email protected]
Faleminderit!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".