Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
ACREM (Albanian Property Management Company) pjesë e BALFIN Group, është lideri Shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim. ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim manaxhimin e Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mi...
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. QTU sh.p.k është pjesë e Balfin Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Pozicioni: Operator/e Finance-QTU
Departmenti: Financë
Vendodhja: QTU
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Është personi përgjegjës që kryen regjistrimin dhe paraqet informacione me bazë financiare. Rakordon dhe mirëmban llogari financiare si dhe përgatit raporte financiare bazuar në kërkesat dhe politikat e grupit për këtë department.
Kërkesat e pozicionit të punës:
Edukimi:
- Diplomë Universitare, Dega Financë-Kontabilitet.
- Diplomë Master Financë/Kontabilitet
2. Eksperiencat e punës: Jo më pak se 2-3 vite eksperienë në të njëjtin profil.
3. Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme: CV të Detajuar; Letër Interesi, nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
Me e-mail: [email protected]
Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme: "Qendra Tregtare QTU, AutostradaTiranë-Durrës, Kashar,Tiranë, Shqipëri"
Afati i fundit i dorëzimit: deri në dt. 17 Janar 2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".