Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81708

Përgjegjës i Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)

Tirane, Shqipëri 09-10-2023 edhe 17 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier Ndërtimi

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

09-10-2023

---

---


Përshkrimi

Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Përgjegjës i Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)

Departamenti: Teknik

 Përmbledhja e Pozicionit: Përgjegjës i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, si edhe sigurohet që instalimet në kantier të jenë në përputhje me Politikat e Cilësisë së kompanisë bashkë me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe kërkesat e klientit.


Detyrat

  • Organizon dhe ndjek punën për ngritjen e mini laboratoreve dhe kapaciteteve njerëzore në shërbim të projekteve;
  • Ndjek ecurinë e projektit për paisjen me dokumentacionin përkates si standarte dhe skeda provash;
  • Organizon dhe është përgjegjës për trajnimin e personelit për realizimin e testeve përkatëse në kantier;
  • Përcakton tipin e testeve që do të realizohen në kantjer në vartësi të pajisjeve dhe kompetencave për realizimin e tyre;
  • Kontrollon në mënyrë periodike provat e kryera nga stafi përgjegjës i kompanisë dhe i asiston ata gjatë kryerjes së tyre;
  • Harton programin e kontrollit të cilësisë së materialeve dhe të provave për të gjitha projektet e kompanisë dhe e konsulton atë me projekt menaxheret dhe drejtorin Teknik;
  • Ndjek te gjithë proçeduren për realizimin e testeve të materialeve në laboratorët e specializuar të licensuar, që nga marrja e kampjoneve, transportimin e tyre në laborator dhe marrjen e çertifikatës së rregullt të rezultateve;
  • Kryen analizën financiare dhe përcakton koston e provave laboratorike që në fazen e projektit dhe propozon rrugët e zgjidhjes për realizimin e tyre brenda limiteve të përcaktuara në preventiv;
  • Mban inventarin e pajisjeve laboratorike dhe kontrollon funksionimin e mirë të tyre;
  • Ndihmon në zgjidhjen në kantjer të problemeve të sektorit që mbulon;
  • Bashkëpunon ngushtë me Drejtuesit e kantierit për miratimin e cilësisë së materialeve që përdor kompania gjatë zbatimit të projektit;
  • Kryen kontrolle periodike në kantjer për të vlerësuar rëndësinë e cilësisë së materialeve dhe të sigurisë në punë;
  • Raporton në mënyrë të detajuar për çdo vizitë në kantjer tek Projekt Menaxheri dhe Drejtori Teknik;
  • Përgatit brenda një dite pas kthimit nga kantjeri raportin me shkrim për Drejtorin Teknik dhe Projekt Menaxherin përkatës.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: Eksperiencë pune 3-5 vite.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT);
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe koordinim i punës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga konkuruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI