Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 74103

Pergjegjes Logjistike

Lezhë, Shqipëri 18-02-2023 edhe 21 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Logjistike

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

18-02-2023

01-02-2023

1


Përshkrimi

Përgjegjësi i Logjistikës ka për detyrë menaxhimin e flotës së automjeteve të kompanisë, duke u siguruar që ato të mirëmbahen e të jenë në gjëndje pune optimale për plotësimin e nevojave operative të kompanisë. Në përditshmërinë e tij, përgjegjësi i logjistikës në bashkëpunim dhe me përgjegjësit e departamenteve përkatëse bën planifikimin dhe menaxhimin e routeve dhe itinerareve për aktivitetet e shitjes, grumbullimit dhe zinxhirit të furnizimit me lëndë të para.


Detyrat

DETYRAT:

  • Mirëmban flotën e automjeteve të shoqërisë, ndihmon në hartimin dhe implementon të gjithë instruksionet, rregulloret dhe proçedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të kompanisë.
  • Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e dokumentacionit të logjistikës (mjeteve) përfshirë dokumentacionin e mjeteve të shoqërisë, plotësimin e formularëve dhe manualeve të përcaktuara për të për ndjekje.
  • Koordinon me Drejtorin e Grumbullimit për suportin në zbatimin e planit të grumbullimit duke garantuar mbulimin me mjete, duke u siguruar që të gjithë shoferët zbatojnë instruksionet, rregulloret dhe procedurat e logjistikës në drejtimin dhe mirëmbajtjen e mjetit
  • Harton raporte dhe analiza mbi kostot e mirëmbajtjes së mjeteve të transportit dhe shpenzimet e karburantit, të cilat i raporton përpara Bordit Drejtues.
  • Në bashkëpunim me dep. e Burimeve Njerëzore trajnon shoferët për përdorimin e automjeteve dhe mbi Kodin e Etikës/ Rregullat e Kompanisë
  • Komunikon me shoferët/agjentët e grumbullimit për t’i suportuar me nevojat e tyre apo urgjencat për aspektet logjistike.
  • Monitoron dhe supervizon mjetet në përdorim nga stafi i kompanisë dhe shpenzimet e tyre si dhe raporton përpara drejtuesve të kompanisë për to.
  • Monitoron systemin e brendshem GPS të kompanisë për secilin mjet, këshillon në zbatimin e rregulloreve dhe komunikon me Burimet Njerëzore në raste shkeljesh për të marrë masa.
  • Raporton për shkelje të rregulloreve të punës nga Agjentët e Grumbullimit apo Shoferët tek Përgjegjësi i Grumbullimit dhe te Burimet Njerëzore.
  • Monitoron systemin e brendshem GPS të kompanisë për secilin mjet, këshillon në zbatimin e rregulloreve dhe komunikon me Burimet Njerëzore në raste shkeljesh për të marrë masa.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga eprori.

Kualifikimet

KUALIFIKIME TË NEVOJSHME:

 1. Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese

 2. Aftësi të mira të paketës MS Office (MS Word dhe MS Excel)

 3. Patentë klasi B e sipër

 

KUALIFIKIME SHTESË QË PREFEROHEN

1. Diplomë në Shkollë Profesionale Mekanike/ Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi ose Inxhinieri Mekanike

2. Eksperienc më parë në departamentin e logjistikës

3. Nivel B1 e sipër të Gjuhës Angleze ose Italiane


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Cdo kandidat i interesuar eshte i lutur te dergoje nje email ne adresen:  [email protected] ose [email protected]

Per cdo pyetje rreth pozicionit te punes, jeni te ftuar te kontaktoni ne numrin 0694050642

Falemnderit,

INCA shpk


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




I.N.C.A shpk

INCA shpk është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila grumbullon, përpunon, tregton në Shqipëri dhe eksporton jashtë vendit të gjitha llojet e nënprodukteve shtazore të destinuara për konsum human. Pas më shumë se një dekade eksperiencë, dhe me besimin e një tregu të gjerë klientësh, INCA ka zgjeruar aktivitetin e saj duke rritur impaktin pozitiv social, ekonomik dhe ambjental e duke kontribuar aktivisht në promovimin e një klime sa më inovatore biznesi.