Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




BALFIN REAL ESTATE & HOSPITALITY

Ndermjetesimi per shitjen dhe marketimin e pasurive te paluajtshme dhe aseteve te ndryshme. Sherbime konsulence ne fushen e menaxhimit dhe marketimit te produkteve rezidenciale, komerciale, etj, dhe aseteve.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, kati 21, Ap.Nr.163
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 25-06-2021 edhe 9 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist i komunikimit
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
25-06-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 6'000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.    

Pozicioni:                   PR Marketing Specialist

Departamenti:           Marketing

Vendndodhja:            Tiranë  

Përmbledhja e Pozicionit:

Përgjegjësia kryesore e rolit të PR & Marketing Specialist është shkrimi, hartimi dhe zhvillimi i përmbajtjes informative për materialet promovuese. Specialisti zhvillon në mënyrë kreative ide dhe tekste për departamentin e Marketingut, PR dhe Komunikimit në veçanti dhe të materialeve të të gjithë kompanisë në përgjithësi. Ai/Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Graphic & Digital Designer, Digital Marketing Specialist, Account Supervisor dhe Market Research Coordinator për të ndërtuar komunikim publik sa më të mirë për produktet e kompanisë. Specialisti i merr detyrat ditore nga koordinatori i PR & komunikimit dhe ka gatishmërinë për të kontribuuar në komunikimin publik dhe rritjen e imazhit të kompanisë.

Detyrat

  • Bashkëpunon ngushtë me eprorët për të hartuar, artikuluar dhe zhvilluar strategjinë e pozicionimit dhe diferencimit në treg për markat e projekteve që kompania menaxhon si edhe për markën e vetë kompanisë.
  • Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit marketing, duke përdorur kanale dhe taktika të ndryshme, për të gjeneruar më shumë leads/ shitje.
  • Krijon materiale marketing (online & print) dhe broshurat e kompanisë: Shkruan dhe redakton materiale të shkruara, broshura, ftesa, flyers, newsletter, raporte;
  • Shkruan, redakton dhe përditëson informacionin në faqet e ndryshme online të menaxhuara nga kompania;
  • Shkruan, redakton, korrigjon komunikime të ndryshme të kompanisë në website, rrjete sociale, media, portale, etj.
  • Zhvillon fushata promocionale dhe materiale të ndryshme për targetimin e segmenteve të tregut ku operon kompania apo ku promovohen projektet e ndryshme qe menaxhon kompania.
  • Gjeneron përmbajtje origjinale për website të kompanisë dhe të projekteve të saj si edhe prodhon përmbajtje (content) për komunikim në rrjetet sociale.
  • Propozon tematika për zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve marketing.
  • Promovon kompaninë përmes iniciativave të Marrëdhënieve me Publikun.
  • Kontribuon në materialet e marrëdhënieve me publikun, si komunikata për shtyp, artikuj në shtyp, website, prezencë në media sociale dhe publicitete dhe bashkëpunon me mediat për shpërndarjen e nevojshme të materialeve.
  • Harton planin e eventeve, ndjek organizimin dhe ekzekutimin cilësor te eventeve dhe aktiviteteve te ndryshme marketing.
  • Asiston në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve marketing ku përfshihet kërkimi në treg, mbajtja e një fasade konkurruese në treg; merr pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e planit të përmbajtjes marketing.

Kualifikimet

Edukimi: Preferohet te ketë diplomë Master në Marketing/Gazetari/Marrëdhënie me Publikun/Gjuhë-Letërsi
Eksperiencat e punës: Përvojat e përgjithshme në këtë fushë jo me pak se 3 vjet ne te njëjtën fushë.
Aftësi të tjera:

  • Aftësi krijuese strategjike, analitike dhe organizative (R).
  • Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale (R).
  • Zotërim të gjuhëve Shqip dhe Anglisht në nivel të lartë.
  • Eksperiencë në udhëheqjen e fushatave marketing (R).
  • Eksperiencë në zhvillimin e përmbajtjes SEO (R).
  • Aftësi për të reaguar në kohë.
  • Krijimi i përmbajtjeve të komunikimit (Komunikatë për shtyp, artikuj, blog, komunikim online, dhe materiale të tjera të lidhura me përmbajtjen). Aftësi për të bashkëpunuar brenda dhe jashtë kompanisë për të bashkërenduar aktivitetet marketing. Aftësi për të krijuar një "storytelling" nëpërmjet të dhënave. Udhëheqja e disa projekteve njëkohësisht

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën [email protected] me subjekt PR Marketing Specialist.
Afati i dorëzimit: 25/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".



Reklamë
Reklamë