Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 31-05-2022 edhe 3 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjetër
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
31-05-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate private, pa qellime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate per femijet dhe te rinjte, te cilet kane humbur prinderit apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre. Gjithashtu SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi shpall konkurimin per vende te lira ne pozicionin: Punonjes te kujdesit per femije  

Qellimi i pozicionit Ofrimi i kujdesit per femijet gjate aktivitietit te perditshem ne shtepi; krijimi i nje ambienti te sigurt dhe te ngrohte; krijimi i marrdhenieve te qendrueshme me femijet dhe sigurimi i te gjitha nevojave te tyre Puna eshte e organizuar ne 3 turne

Detyrat

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore e punonjesit te kujdesit per femije: 

  • Kryen aktivitetet e perditeshme ne lidhje me rritjen dhe zhvillimin e femijeve ne bashkepunim te ngushte me anetaret e tjere te ekipit;
  • Siguron kujdesdhenie cilesore ndaj femijeve, perfshire gatimin, e higjenen e tyre dhe te ambientit te shtepise; punon me femijet, ne lidhje me higjenen personale, ushqimin apo stilin e jeteses ne menyre te shendeteshme; planifikon dhe organizon aktivitete me femijet;
  • Siguron nje ambient te ngrohte dhe te sigurt ne shtepi; mbeshtet femijet ne menaxhimin e sfidave, traumave apo humbjeve qe mund te kene pesuar ne jeten e tyre;
  • Ndjek femijet ne procesin e pergatitjes ditore te mesimeve, duke i mbeshtetur ata sipas nevojave; kupton dhe vepron ne perputhje me nevojat qe femijet kane;
  • Krijon nje marredhenie te qendrueshme dhe te besueshme me çdo femije; Bashkepunon me anetaret e ekipit multidisiplinar sipas nevojave te femijeve;
  • Merr pjese ne organizimin e aktiviteteve ditore te shtepise ne bashkepunim me anetaret e tjere te ekipit;
  • Siguron shkembim te vazhdueshem informacioni me anetaret e tjere te ekipit;
  • Ndjek protokollin, rregullat dhe gjithe procedurat e nevojeshme te mbarevajtjes se shtepise;
  • Kupton dhe vepron ne perputhje me politikat e organizates dhe ka pergjegjesi per te: Mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit;
  • Raportuar menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me sigurine e femijeve; perfshire njerezit e duhur ne kohen e duhur;
  • Siguruar konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave;

Kualifikimet

Kerkesat per Punonjesi i kujdesit per femije:

  • Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesdhenies ndaj femijeve;
  • Te kete nje eksperience pune jo me pak se 3 vjet ne punen me femijet;
  • Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
  • Te jete e afte dhe te kete deshire te angazhohet ne kete forme kujdesi ndaj femijeve;
  • Te kete dosje te paster penale dhe te mos kete asnje incident dhune / abuzime me femijet;
  • Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
  • Te kete durim dhe komunikim te mire;  

Personat e interesuar jane te ftuar te dergojne nje C.V. dhe leter interesi me email:  [email protected]  deri ne daten 31.05.2022.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që verpron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë. SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 132 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. Hermann Gmeiner, Sauk
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +355 4 2415972
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë