Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81922

Senior/ Specialist i Organizimit dhe Suportit Operacional

Tirane, Shqipëri 28-09-2023 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Specialist i Sigurisë së Informacionit

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Po

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

28-09-2023

---

---


Përshkrimi

Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj në kuadër të zgjerimit të stafit kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Organizimit, Njësia e Organizimit dhe Suportit Operacional, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

 Senior/ Specialist i Organizimit dhe Suportit Operacional

 

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e aktivitetit operacional të degëve, duke ofruar një suport cilësor për stafin. Të marrë pjesë aktive në procesin e zhvillimit të produkteve dhe të ndjekë të gjitha fazat e testimit në sistem.

 


Detyrat

  • Përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e problemeve operacionale që kanë të bëjnë me rrjetin e Degëve duke ndjekur dhe zgjidhjen e tyre.
  • Përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e Databaze lidhur me shmangiet operacionale dhe gabimet operacionale të rrjetit të degëve dhe agjencive, që shërbejnë si bazë për matjen e riskut operacional.
  • Rishikon në vazhdimësi procedurat operacionale për të rritur efiçiencën operacionale dhe për të garantuar sisteme të mjaftueshme të kontrollit operacional.
  • Në bashkëpunim me Departamentin e IT siguron që çdo modifikim apo shtesë në procedurat operacionale të rrjetit të Degëve ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të testimit në Flexcube.
  • Merr pjesë aktive në ndjekjen e problematikave me sistemin e bankës dhe kryen testimet përkatëse për të siguruar që çdo ndryshim dhe mirëmbajtje e kryer nga Departamenti i IT është e saktë.
  • Merr pjesë aktive në trajnimet dhe testimet e organizuara nga Banka për stafin e ri operacional si dhe për stafin ekzistues në lidhje me produktet/shërbimet e reja.
  • Mund të kryejë autorizime në sistem brenda limiteve të përcaktuara në procedurat përkatëse.
  • Përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera të caktuara posaçërisht nga eprori direkt dhe drejtues të tjerë më lart.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë, Shkencave Sociale.
  • Të paktën 3 vite eksperiencë e mëparshme ose e ngjashme në sektorin bankar/financiar.
  • Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare, të sistemeve të përshira në to dhe parimeve bazë të kontabilitetit bankar.
  • Njohje të gjerë të produkteve bankare dhe specifikave operacionale të tyre.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese.
  • I/E aftë të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi shumë të mira organizative, i kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës  28 Shtator 2023

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]                                                                                 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ata jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojne qe t'i permiresojme vazhdimisht ato.

Union Bank ka marre persiper qe te behet nje Organizem i qendrueshem dhe i fuqishem financiar, lehtesisht i prekshem nga cdo qytetar shqiptar, por edhe biznes, nje Institucion qe ofron tek klientet e saj, nje nivel shume te larte sherbimesh.

Duke patur ne qender te vemendjes klientin dhe nevojat e tij financiare, Union Bank eshte e perqendruar ne 2 drejtime kryesore:

  1. Nga njera ane banka synon te jete fizikisht sa me prane klientit nepermjet zgjerimit te shpejte te rrjetit te degeve te saj, duke shfrytezuar rrjetin e agjencive te UFT qe ofrojne sherbimin e transfertave te parave Western Union.
  2. Nga ana tjeter banka synon te ofroje produkte dhe sherbime bankare te thjeshta, transparente dhe “vetesherbyese”, ti permiresoje dhe moderoje vazhdimisht ato duke iu pergjigjur kerkesave ne rritje te klienteve.


INFORMACIONE KONTAKTI