Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Berat , Shqipëri 07-12-2020 edhe 14 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Analist kredie
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Pak eksperience (0 - 2 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
07-12-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 540 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 33 degësh dhe 47 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.

Union Bank numëron rreth 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t'iu bashkuar skuadrës në pozicionin:

Specialist i Marrëdhënieve me Biznesin, Dega Berat. Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Shitja e produkteve të Bankës ndaj klienteve të rinj dhe ekzistues të biznesit; analiza kreditore dhe monitorimi i shlyerjes së rregulltë të kredive.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Identifikimin e klienteve potenciale për bankën, krijimi dhe ruajtja e një portofoli kreditor sa më cilësor.
  • Kryerjen e analizave kreditore për klientë të rinj dhe ekzistues në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt Bankës.
  • Vlerësimin e riskut të aplikimeve të kredisë.
  • Sigurimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve të bankës.
  • Shitjen e produkteve të tjera të bankës ndaj klientëve ekzistues dhe të mundshëm, me qëllim rritjen e përfitueshmërisë.
  • Administrimin dhe monitorimin e portofolit të kredisë.

Kualifikimet

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose fushë të lidhur me të.
  • Vlerësohet avantazh eksperienca e mëparshme rreth 2 vjecare, në shitje dhe komunikim me bizneset.
  • Aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Gjykim kritik dhe analizim të informacionit që merr nga tregu dhe klienti.
  • Aftësi të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendje të bëjë propozime individuale kreditore.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.        

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 07 Dhjetor 2020 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë: CV Letër "Shprehje Interesi" për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]                                                                                 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].      


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".