Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72775

Specialist Zhvillim Produktesh, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit

Tirane, Shqipëri 15-12-2022 edhe 8 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Tjeter

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

15-12-2022

---

---


Përshkrimi

Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore:


Detyrat

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të menaxhojë performancën e produktit pas hedhjes së tij në treg: shitjet, marzhet dhe numrin e klientëve që e kanë ndërprerë përdorimin e produktit, duke kryer analizë të zgjeruar;
  • Të kryejë studim të detajuar të tregut që mund të përfshijë zhvillimin e sondazheve, ndjekjen e ndryshimeve te tregut, duke perfshire dhe ndjekjen e ndryshimeve të produkteve të kompanive konkurente;
  • Të identifikojë mundësitë e reja të tregut dhe përcjelljen e këtij informacioni tek Menaxheri dhe palët e tjera të interesuara;
  • Të Identifikojë dhe prezantojpë risitë dhe gjetjen e zgjidhjeve kreative për produktin;
  • Të menaxhojë projektin në të gjitha fazat integrimit/hedhjes në treg/ndryshimeve të produktit nëpërmjet implementimit;
  • Të identifikojë kërkesat e biznesit dhe ato operacionale bazuar në kërkesat & objektivat e biznesit për çdo produkt;
  • Të shfaqë një nivel të lartë të të menduarit kritik në analizën ndërfunksionale të procesit dhe zgjidhjen e problemeve për produktet e reja dhe ekzistuese;
  • Të koordinojë dhe ndërtojë marrëdhënie të forta pune me Departamente të ndryshme brenda institucionit duke përfshirë; IT, Inxhinieri, Shitje, Marketing, Zhvillim i Produkteve dhe Operacione;
  • Të drejtojë zhvillimin, miratimin, trajnimin dhe komunikimin e produkteve të reja/ndryshimet e produktit dhe ndikime te tyre që lidhen me klientët, operacionet, sistemin dhe ndikimet e procesit;
  • Të zhvillojë dhe kryejë trajnime të specializuara për produktet e reja të hedhura në treg. Të sigurojë që i gjithë stafi i shitjeve të degëve të trajnohet rregullisht për produktet ekzistuese dhe të reja;
  • Të jetë mbështetje e shitjeve/pikë kontakti/bazë njohurish për të gjithë ekipin e Shitjeve të Degës;
  • Të monitorojë proceset e brendshme për efikasitet dhe vlefshmëri para dhe pas hedhjes në treg/ndryshimeve të produktit;  
  • Të ofrojë mbështetje për projekte të tjera të departamenteve sipas nevojës. Të jetë pjesëmarës në mundësitë për t'u zhvilluar si personalisht ashtu edhe profesionalisht;
  • Të përmbushë/tejkalojë dhe ruajë nivelet e shërbimit të caktuar nga menaxhimi. Të përmbushë/tejkalojë standartet e pritshme të besueshmërisë;
  • Të Respektojë Politikën e Pajtueshmërisë së Korporatës.

Kualifikimet

Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë :

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  • Të ketë eksperiencë mbi 5 vjet në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Preferohet të ketë përvojë në zhvillimin e produktit, planifikim strategjik dhe zbatim;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (me gojë dhe me shkrim);
  • Aftësi për të ofruar trajnime;
  • Aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për menaxhimin e projekteve;
  •  Aftësi e menaxhimit të kohës;
  • Aftësi analitike;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të qenë proaktiv.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqësin dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesë për punësim;

2. Curriculum Vitae;

3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;

4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;

5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;

6. Fotografi (1 copë)

 

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës   15 Dhjetor 2022 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

[email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Fondi Besa

Fondi Besa sh.a është institucion financiar jo banke dhe aktiviteti i tij përfshin:
-Kredidhënie për bizneset e vogla dhe të mesme;
-Shërbim pagesash dhe arkëtimesh;
-Ndërmjetësim për transaksionet monetare (duke përfshirë dhe valutat);
-Ofrimin e garancive bankare;
-Shërben si agjent ose këshilltar financiar.

Misioni
Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat Urbane dhe gjysmë - Urbane duke nxitur sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një fondi Shqiptar mikrofinanciar privat që realizon vetë-mbajtjen e tij.

Klientet e Fondit BESA sh.a përbëhen nga njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshi të papunët dhe bizneset fillestare. Fondi BESA sh.a do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike për sipërmarrësit përfshi kualifikimin dhe studimet.

Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga "MIX-Market" si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si "Micro-Credit Ratings International Ltd" dhe "MicroRate", revista "Forbes" ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesore si portofoli i kredisë, shpenzimet, cilësia e portofolit etj. Sipas këtij vlerësimi Fondi Besa renditet ndër 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.


INFORMACIONE KONTAKTI