Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Shtoni edukim



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 78224

Supervizor/ e Finance

Tirane, Shqipëri 10-06-2023 edhe 4 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Financier

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

10-06-2023

---

---


Përshkrimi

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 Pozicioni:          Supervizor/ e Finance

Departamenti:   Financë

Vendndodhja:   Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Puna e supervizorit të financës konsiston në përgatitjen e informacionit financiar dhe kontabilizimin e veprimeve financiare, kryen regjistrimin dhe kontrollin e të gjitha të dhënave në sistemin kontabël të shoqërisë duke u bazuar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, lëvizjet bankare, etj. Planifikon, koordinon dhe drejton veprimet financiare në konsultim me drejtuesin e departamentit dhe menaxherët e njësive të kompanisë, përgatit raporte, etj.


Detyrat

  • Ndarja e detyrave dhe ndjekja e punës së stafit si dhe monitorim i performancës së përditshme të departamentit të kontabilitetit
  • Kontroll i trajtimeve kontabël në bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit si dhe në përputhje me Legjislacionin Fiskal në fuqi;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raporte që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë dhe te Grupit ;
  • Bashkëpunon me drejtuesin e Departamentit të Financës ne ngritjen e procedurave dhe operacioneve të kompanisë dhe sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në funksion të punës dhe kujdeset në respektimin e tyre nga stafi nën varësi;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe jep kontributin e tij në kompani për mbarëvajtjen dhe zbatimin e Politikave të Kompanisë & Grupit dhe Legjislacionit ne Republikën e Shqipërisë.
  • Përgatit pasqyrat financiare, përgjigjet dhe ndjek proceset e auditimit të pasqyrave financiare dhe kontrolleve tatimore.
  • Asiston në përgatitjen e Buxheteve vjetore , Biznes Planeve te kompanisë dhe analiza Ad-Hoc te ndryshme.
  • Mbart, mbron dhe përhap kulturën e shoqërisë tek punonjësit në varësi dhe kolegët.

Kualifikimet

Eksperiencat e Punës:

  • Përvojë në menaxhim financiar dhe kontabilitet, me një minimum prej 5 vitesh në një rol mbikëqyrës.

Aftësi të Tjera:

  • Bachelor në financë, kontabilitet, ose një fushë të lidhur me të. Preferohet një diplomë master ose certifikim profesional;
  • Njohuri të thelluara mbi parimet financiare, rregulloret dhe standardet e kontabilitetit;
  • Aftësi në softuerët dhe sistemet financiare, si dhe aftësi të avancuara të paketës Office dhe të analizës së të dhënave (njohja e sistemit NAVIZION përben avantazh);
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe menaxhuese të ekipit;
  • Komunikim efektiv dhe aftësi ndërpersonale për të bashkëpunuar dhe ndikuar tek palët e interesuara në nivele të ndryshme;
  • Aftësi për të punuar nën presion, për të prioritizuar detyrat dhe për të përmbushur afatet kohore;
  • Te demonstrojë integritet dhe sjellje etike në trajtimin e çështjeve financiare.

 


Shënime


Kushtet e Punës:

Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

https://balfinrealestate.zohorecruit.eu/jobs/Careers/40978000000963266/Supervizor-e-Finance?source=CareerSite

Afati i Dorëzimit: 10/06/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




BALFIN REAL ESTATE & HOSPITALITY

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.


INFORMACIONE KONTAKTI