Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 75879

Teknik Elektrik

Tirane, Shqipëri 31-03-2023 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Teknik

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

31-03-2023

---

---


Përshkrimi

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.



Pozicioni: Teknik Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendodhja: TEG

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku Elektrik në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjëndjen teknike të sistemeve.


Detyrat

  • Është përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë panelet kryesore të tensionit të ulët dhe të mesëm.
  • Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
  • Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike dhe panelet për ndonjë anomali.
  • Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre.
  • Është përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
  • Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
  • Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
  • Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
  • Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike/elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Tekinike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
  • Drejton sistemin e ndezjes/fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar.
  • Kontrollon aparaturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & Timer.

Kualifikimet

Kërkesat e pozicionit të punës:

  1. Edukimi:


- Bachelor ne Profilin Elektrik
- Preferohet shkolle profesionale ose kurse profesionale për Teknike Elektrike/Elektronike.

  1. Eksperiencat e punës:
  • 2-3 vite punë në të njëjtin profil

 

  1. Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.




Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV në këtë adresë: [email protected]
Afati i dorëzimit: deri në dt. 31.03.2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




ACREM

ACREM (Albanian Property Management Company) pjesë e BALFIN Group, është lideri Shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim. ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim manaxhimin e Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në manaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Park Gate, etj. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.


INFORMACIONE KONTAKTI