Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 75880

Teknik HVAC

Tirane, Shqipëri 31-03-2023 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Teknik

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

31-03-2023

---

---


Përshkrimi

Profili i kompanisë: ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të

Paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:          Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje

Departmenti:    Mirëmbajtjes Teknike

Vendodhja:       Tiranë

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku i Sistemeve HVAC në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Të performojë mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj.


Detyrat

  • Kontrollon, inspekton si dhe kryen mirëmbajtjen periodike (ditore/javore/mujore) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si Chiller, VRV/VRF, FanCoil kondicionerë.
  • Monitoron gjendjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.
  • Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendëson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC (kompresor, heat exchangers).
  • Performon dhe riparon defektet bazike të komponenteve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC si: switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponenteve me panelet e kontrollit).
  • Konstaton dhe riparon defektet në kanalet e arjit (me material P3 dhe metalik).
  • Mban shënime në lidhje me problemet dhe materialet që duhen bërë porosi; Mban evidenca të detyrave/punimeve të kryera dhe gjeneron raporte teknike rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve duke i raportuar njëkohësisht problematikat dhe tek Supervizori Mekanik.
  • Në mungesë të teknikut hidraulik duhet të bëjë kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve të këtij të fundit si dhe të sistemeve të tjera mekanike.
  • Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri I Departamentit.

Kualifikimet

Kërkesat e pozicionit të punës:

Edukimi, Eksperienca dhe Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme te tjera mekanike.
  • Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt te tyre.
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
  • Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve tëe ndryshme të pajisjeve HVAC.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF,
  • FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…
  • Të këtë njohuri per riparimin e kanaleve të ajrit.

Aftësi personale:

  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.
  • Aftësi për të punuar në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail:  [email protected]
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:

“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

 

Afati i fundit i dorëzimit: deri në dt. 31.03.2023

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




ACREM

ACREM (Albanian Property Management Company) pjesë e BALFIN Group, është lideri Shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim. ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim manaxhimin e Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në manaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Park Gate, etj. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.


INFORMACIONE KONTAKTI