Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




ManeTCI

Kompania "Mane TCI" eshte nje kompani lider ne investimin dhe zhvillimin e pronave te patundshme. Kjo kompani ndertoi qendren e pare tregtare ne Shqiperi dhe vazhdon te investoje ne projekte te tjera akoma me te medha.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, Kati 8, Hyrja 61
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +35544502124
  • Mobile: +355 69 40 20 038

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 17-06-2021 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
17-06-2021
Data e fillimit të punës
Numri i kandidatëve
1

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5'000 persona.

Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.  

Pozicioni:      
Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë  

Përmbledhja e Pozicionit:
Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.

Detyrat

  • Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
  • Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
  • Informon inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
  • Mban ditarin e objektit; Përgatit librezat e masave;
  • Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
  • Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
  • Koordinon me inxhinierin e kantierit për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
  • Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
  • Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e mesme Teknike Ndërtim  
Kualifikime të tjera

  • Aplikanti duhet të zotërojë: 5-7 vite eksperiencë në zbatim projekti;
  • Të lexojë projektet, të njohë dhe zbatojë KTZ;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshire për të implementuar risi;
  • Aftësi të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Afati i dorëzimit: 17/06/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".



Reklamë
Reklamë