Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Vlore, Shqipëri 10-07-2022 edhe 11 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjetër
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
10-07-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë. Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Teknik Pishinash në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë  
Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i pishinave në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve në Green Coast Resort and Residences është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjitha pishinave nën menaxhimin e kompanisë sonë, sistemeve dhe pajisjeve të tyre përkatëse.  

Detyrat

  • Testimi i pH të ujit të pishinës dhe niveleve të klorit;
  • Shtimi i acidit, klorit dhe kimikateve të tjera për të korrigjuar nivelin e pH;
  • Pastrimi i pishinës duke përdorur pajisje të autorizuara;
  • Zëvendësimi i poçave të dritave nën ujë; Rregullimi i çarjeve ose rrjedhjeve në strukturën e pishinës;
  • Montimi dhe riparimi i tubacioneve dhe hidraulikeve për banjat dhe pishinat;
  • Mirëmbajtja dhe rregullimi i pajisjeve të pastrimit të pishinave;
  • Plotësimi i dokumentave dhe kërkesave të raportimit të shërbimit tek drejtuesi;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe niveleve të stokut kimik në depo.

Kualifikimet

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në profile të ngjashme zbatimi;  

Aftësi të tjera:

  • Diplomë e arsimit të mesëm/ profesional;
  • Njohuri për metodat e duhura të pastrimit dhe mirëmbajtjes së pishinave;
  • Njohuri të gjera mbi kimikatet e pishinave dhe vetitë e tyre;
  • Njohuri mbi zdrukthtarin, hidrauliket, lyerjet dhe riparimet e pajisjeve.

Shënime


Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre  dhe letrën e motivimit në adresën [email protected] me subjekt:
Teknik Pishinash në Green Coast Resort and Residences.
Afati i dorëzimit: 10/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






BALFIN REAL ESTATE & HOSPITALITY

Ndermjetesimi per shitjen dhe marketimin e pasurive te paluajtshme dhe aseteve te ndryshme. Sherbime konsulence ne fushen e menaxhimit dhe marketimit te produkteve rezidenciale, komerciale, etj, dhe aseteve.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, kati 21, Ap.Nr.163
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë