Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: May 22, 2026
Nga kolegu që do perfeksion absolut, tek ai që zhduket sapo afrohet ora 5 - çdo shenjë horoskopi ka stilin e vet në punë.
Lexoje deri në fund dhe shiko sa përputhet me ty ose me kolegët e tu!
Dashi – “Ma lini mua!”
Energjik, impulsiv dhe gjithmonë gati për sfidë.
Dashi është ai personi që merr iniciativë edhe kur askush nuk e ka pyetur. Punon shpejt, flet shpejt dhe nervozohet shpejt.
Në zyrë:
-Do të jetë lider edhe pa titull
-Nuk duron njerëzit e ngadaltë
-Futet në debate për gjëra të vogla
-Motivon ekipin me energjinë e tij
Fraza tipike:
“E bëj unë më shpejt!”
Demi – “Qetësi dhe pagesë korrekte”
Praktik, i qetë dhe shumë i durueshëm.
Demi është punonjësi që nuk bën drama, por ama do stabilitet dhe rehati.
Në zyrë:
-Nuk ndryshon punë kollaj
-Punon me ritmin e vet
-Adhuron pushimin e kafes
-Mban mend çdo padrejtësi me pagën
Fraza tipike:
“Sa është paga neto?”
Binjakët – “Kam 17 ide”
Komunikues, social dhe super kurioz.
Binjakët janë ata që dinë çdo gjë që ndodh në kompani para të gjithëve.
Në zyrë:
-Hap 10 biseda njëkohësisht
-Lodhet shpejt nga rutina
-Shkëlqen në marketing, shitje dhe komunikim
-E ka të pamundur të rrijë pa folur
Fraza tipike:
“E more vesh çfarë ndodhi?”
Gaforrja – “Ekipi është familje”
E ndjeshme, kujdeset për të gjithë dhe krijon atmosferë të ngrohtë.
Gaforrja është kolegu që të pyet gjithmonë nëse ke ngrënë.
Në zyrë:
-Mban mend ditëlindjet e stafit
-Ndikohet emocionalisht nga kritikat
-Punon shumë kur ndihet e vlerësuar
-Është suporti emocional i ekipit
Fraza tipike:
“A je mirë?”
Luani – “Duartrokitje, ju lutem”
Karizmatik, kreativ dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Luani nuk punon vetëm për rrogën — do edhe vlerësim.
Në zyrë:
-Ka prezantimet më dramatike
-Do komplimente për punën
-Vishet gjithmonë mirë
-Motivon ekipin me vetëbesim
Fraza tipike:
“Kush e bëri këtë? "Unë ”
Virgjëresha – “Kjo s’është bërë siç duhet”
Perfeksioniste, e organizuar dhe super detajiste.
Virgjëresha është ajo që gjen gabimin edhe te gabimi.
Në zyrë:
-Kontrollon çdo email 3 herë
-Ka desktopin perfekt
-Stresohet nga kaosi
-Është personi më korrekt në ekip
Fraza tipike:
“Ka një gabim të vogël këtu.”
Peshorja – “Mos u grindni”
Diplomate dhe shumë sociale.
Peshorja urren konfliktet dhe përpiqet të mbajë paqe në ekip.
Në zyrë:
-Shkon mirë me të gjithë
-Ka shumë stil
-Merr shumë kohë për vendime
-Është perfekte në HR ose PR
Fraza tipike:
“Le ta zgjidhim qetë.”
Akrepi – “Di më shumë seç mendon”
Inteligjent, misterioz dhe shumë strategjik.
Akrepi nuk flet shumë, por vëren gjithçka.
Në zyrë:
-Nuk harron asgjë
-Është shumë ambicioz
-Nuk i pëlqejnë kolegët fals
-Punon fort në heshtje
Fraza tipike:
“Interesante…”
Shigjetari – “Kam nevojë për pushime”
I lirë, optimist dhe aventurier.
Shigjetari e urren rutinën dhe adhuron punët dinamike.
Në zyrë:
-Vjen me energji pozitive
-Mërzitet nga rregullat strikte
-Ëndërron të punojë remote
-Bën humor gjatë gjithë kohës
Fraza tipike:
“Kur është festa e radhës?”
Bricjapi – “Punë para gjithçkaje”
Ambicioz, serioz dhe super i disiplinuar.
Bricjapi është ai që punon edhe kur të gjithë kanë ikur.
Në zyrë:
-Gjithmonë profesional
-Ka plane afatgjata
-Nuk dorëzohet lehtë
-Ka potencial për menaxher
Fraza tipike:
“Duhet mbaruar sot.”
Ujori – “Kam një ide ndryshe”
Kreativ, unik dhe pak rebel.
Ujori sjell ide që askush tjetër nuk i mendon.
Në zyrë:
-Nuk duron mikromenaxhimin
-Adhuron teknologjinë
-Punon më mirë në mënyrën e vet
-Ka ide “crazy” që shpesh funksionojnë
Fraza tipike:
“Po sikur ta bëjmë ndryshe?”
Peshqit – “Po mundohem ”
Kreativë, emocionalë dhe me imagjinatë të fortë.
Peshqit janë artistët e ekipit, por ndonjëherë humbasin në mendime.
Në zyrë:
-Janë shumë të sjellshëm
-Shmangin konfliktet
-Harrojnë ndonjë deadline
-Shkëlqejnë në punë kreative
Fraza tipike:
“Ups, e harrova…”
Në fund…
Puna bëhet më interesante kur kupton personalitetet e ndryshme në ekip.
Dhe le ta pranojmë… çdo zyrë ka:
një Virgjëreshë që kontrollon gjithçka,
një Binjak që di çdo thashethem,
dhe një Shigjetar që po planifikon pushimet ,
Po ty, sa të përshkroi shenja jote?