Rreth duapune.com

Platforma e punësimit dhe zhvillimit të karrierës.

Që prej vitit 2009, duapune.com mbështet punëkërkuesit në zhvillimin e karrierës dhe kompanitë në gjetjen, përzgjedhjen dhe zhvillimin e profesionistëve që u nevojiten.

192464Punëkërkues
14308Punëdhënës
946Punë aktive
2009Viti i themelimit
Kush jemi

Më shumë se një portal pune

duapune.com është një produkt i DM Consulting Services dhe një nga platformat e para dhe më të njohura të punësimit online në Shqipëri, aktive që prej vitit 2009.

Përmes platformës online, aplikacionit dhe shërbimeve profesionale të Burimeve Njerëzore, ofrojmë zgjidhje për punësim, rekrutim, zhvillim karriere dhe menaxhim të talenteve në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

2005

Fillimi i eksperiencës sonë

Themelohet DM Consulting Services.

2009

Lançohet duapune.com

Një platformë e dedikuar për tregun shqiptar të punës.

Sot

Një komunitet në rritje

Portal, aplikacion dhe shërbime profesionale rekrutimi.

Dy audienca, një qëllim

Si mund t’ju ndihmojmë?

Zgjidhni informacionin që lidhet me nevojën tuaj.

01

Për punëkërkuesit

Gjeni vende pune, krijoni ose ngarkoni CV-në tuaj, aplikoni online dhe përfitoni këshilla për zhvillimin e karrierës.

  • Kërkim dhe aplikim në vende pune
  • Krijim dhe menaxhim i CV-së
  • Njoftime pune dhe këshillim karriere
Shiko mundësitë
02

Për punëdhënësit

Zgjidhje të specializuara për identifikimin, përzgjedhjen dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

  • Platformë online dhe promovim vendesh pune
  • Headhunting, rekrutim dhe kërkim ekzekutiv
  • Trajnime, vlerësim potencialesh dhe këshillim karriere
Shiko shërbimet
Misioni ynë

Lidhim kandidatin e duhur me kompaninë e duhur.

Nëpërmjet teknologjisë, të dhënave dhe ekspertizës njerëzore, ndihmojmë kandidatët të gjejnë mundësi të përshtatshme karriere dhe kompanitë të identifikojnë profesionistët që u nevojiten.

Falë partneriteteve ndërkombëtare me The Network dhe Alma Career , klientët e duapune.com mund të kërkojnë dhe të përzgjedhin kandidatë në më shumë se 130 vende.

Pse duapune.com

Eksperiencë lokale, teknologji dhe lidhje ndërkombëtare

Një platformë e ndërtuar mbi njohjen e tregut të punës, ekspertizën në Burimet Njerëzore dhe zgjidhje digjitale për kandidatët dhe kompanitë.

Eksperiencë që prej vitit 2009

Njohje e tregut shqiptar të punës dhe eksperiencë e vazhdueshme në lidhjen e kandidatëve me kompanitë.

Teknologji + ekspertizë HR

Ndërthurim platformën digjitale me eksperiencën njerëzore në rekrutim, përzgjedhje dhe zhvillim profesional.

Për kandidatët dhe kompanitë

Nga kërkimi i një vendi pune deri te identifikimi dhe përzgjedhja e profesionistëve të duhur.

Mundësi ndërkombëtare

Përmes partnerëve tanë globalë, kompanitë mund të zgjerojnë kërkimin e kandidatëve përtej tregut vendas.

Partnerët tanë

Bashkëpunime që zgjerojnë mundësitë

Partneritete vendase dhe ndërkombëtare që mbështesin punësimin dhe zhvillimin profesional.

Shërbimet tona

Zgjidhje që mbulojnë të gjithë procesin

Nga kërkimi i një mundësie të re deri te gjetja e kandidatit të duhur, shërbimet tona përshtaten me nevojat e individëve dhe kompanive.

Platforma e punësimit
Rekrutim & Headhunting
Employer Branding
Trajnime & Shërbime HR
Shiko zgjidhjet për punëdhënësit
Trusted by

Kompani që kanë zgjedhur duapune.com

Një përzgjedhje e kompanive aktive që përdorin duapune.com për të gjetur profesionistët e duhur.

Dëshmi suksesi

Çfarë thonë përdoruesit tanë

Eksperienca reale nga kompani dhe kandidatë që kanë përdorur duapune.com.

“
Smart Tour Albania postoi një pozicion për Shërbim Klienti në duapune.com, dhe mesa duket e tepruam pak.
Smart Tour Albania Kompani
“
Trajnimi ishte i fokusuar ne ofrimin e informacioneve te avancuara, qe mundesojne te kuptuarit e rendesise se menaxhimit te burimeve njerezore (MBNJ) ne lidhje me perzgjedhjen dhe rekrutimin e punonjesve si dhe zbatimin praktik te tyre, menaxhimin…
Xhemi Ahmati Individ
“
Jam shume e lumtur qe isha pjese e trajnimit hr academy e organizuar me profesionalizem nga duapune.com. Trajnimi ishte nderveprues dhe plot bashkepunim midis pjesmarresve duke nxjerre ne pah eksperiencat me te mira te gjithesecilit.
Ersilda Shahu Individ
Shiko të gjitha historitë
Besimi dhe privatësia

Besimi dhe privatësia janë pjesë e platformës sonë.

Në duapune.com, mbrojtja e të dhënave personale është pjesë e mënyrës si ndërtojmë marrëdhënien me kandidatët dhe punëdhënësit. Të dhënat personale trajtohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ndërsa përdoruesit kanë akses të qartë në Politikën e Privatësisë, Kushtet e Përdorimit dhe Marrëveshjen e Anëtarësimit.

Gati për hapin tjetër?

Gjeni mundësinë e duhur për karrierën tuaj ose zgjidhjen e përshtatshme për kompaninë tuaj.