Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv
Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv është një shërbim i specializuar për
identifikimin e profesionistëve me eksperiencë, ekspertëve të fushave
të ndryshme, drejtuesve të nivelit të lartë dhe kandidatëve me
kualifikime të veçanta.
Shërbimi ynë përshtatet me kërkesat specifike të çdo kompanie.
Nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë dhe një rrjeti të gjerë profesional,
identifikojmë dhe kontaktojmë kandidatë të kualifikuar nga industri të
ndryshme, përfshirë edhe profesionistë që nuk janë aktivisht në kërkim
të një mundësie të re pune.
Kërkimi Ekzekutiv mbështetet te komunikimi profesional, prezantimi i
qartë i mundësisë, vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit dhe
motivimi i tij për të ndërmarrë hapin e radhës në karrierë.
Besojini duapune.com
duapune.com ka eksperiencë në industri dhe funksione të ndryshme, si dhe
njohuri të thelluara mbi tregun e punës në Shqipëri dhe në rajon. Rrjeti
ynë i kontakteve profesionale na ndihmon të identifikojmë drejtues,
ekspertë dhe profesionistë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm të biznesit.
Kandidatët na besojnë për prezantimin e mundësive që lidhen me eksperiencën,
aftësitë dhe objektivat e tyre profesionale. Klientët tanë vlerësojnë
ekspertizën, këshillimin profesional, konfidencialitetin dhe angazhimin
tonë gjatë gjithë procesit.
Pas përfundimit të çdo projekti, vlerësojmë rezultatet dhe kënaqësinë e
klientit, me synimin për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimit.
Metodologjia
Për çdo projekt ndjekim një proces të strukturuar kërkimi dhe përzgjedhjeje,
të ndërtuar sipas profilit, kërkesave dhe objektivave të klientit.
Përdorim mjete dhe teknika të ndryshme për të vlerësuar eksperiencën,
njohuritë, aftësitë dhe potencialin e kandidatëve. Procesi ynë përfshin:
Përcaktimin e profilit dhe kritereve të pozicionit
Kërkimin në platformën duapune.com dhe në databazën tonë
Kërkimin e drejtpërdrejtë dhe rrjetin profesional
Përdorimin e mediave sociale dhe kanaleve të specializuara
Intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve
Përgatitjen dhe prezantimin e listës së shkurtër
Ekipi
Ekipi i Kërkimit Ekzekutiv në duapune.com ka eksperiencë në menaxhim
biznesi dhe rekrutim, si dhe njohuri në një gamë të gjerë industrish,
përfshirë Banka dhe Financa, Logjistikë, Shitje, Marketing, Burime
Njerëzore, Teknologji Informacioni, Mikpritje, Inxhinieri, FMCG,
Media dhe Prodhim.
Rekrutuesit tanë identifikojnë dhe kontaktojnë kandidatët që kanë
aftësitë, eksperiencën dhe potencialin e kërkuar për pozicionin.
Çdo fazë e procesit menaxhohet me profesionalizëm dhe konfidencialitet
të plotë, si për klientin, ashtu edhe për kandidatin.